Shëndet përmes lëvizjes – kjo është kauza e iluministit të ri. Me përkushtimin dhe entuziazmin e tij ai tërhoqi pas vetes së tij mijëra ndjekës në të gjithë Bullgarinë. Çfarë dimë për të?
Banuesi i qytetit Tërnovo i cili është 37 vjeç, e ndërpret punën e tij në njërin prej top universiteteve të Shteteve të Bashkuara – Carnegie Mellon University, ku merr pjesë në përpunimin dhe zhvillimin e teknologjive të reja biosensore gjenetike dhe gjatë vitit 2014 kthehet në Bullgari, që të ndjek ëndrrën e vet. Kurse ajo është të mund të ruajë shëndetin e njerëzve. Kështu lind iniciativa “Tërnovo rëns” – e orientuar drejt motivacionit të njerëzve drejt një mënyre shëndetësore të jetesës. Bashkë me bashkëmendimtarë të vet, Kalin organizon stërvitje falas në të hapur, jogë, ngjitje malore, aventura me biçikletë, seminare, fushata informative, kampe e të tjera. Kurse entuziazmi i tij pushton edhe të tjerët. “Grupi ynë rritet, bëhemi gjithnjë e më shumë. Kur shkojmë nëpër mal jemi nga 200-300 veta. Vjet patëm një rekord të madh - 360 veta ngjitëm bashkë Ballkanin” – thotë Kalin.
Ai shkon nëpër Bullgari, takohet me njerëz të rinj, që të mund t’i motivojë të merren me sport. “Mësimi është se, në kundërshtim me thënien tonë popullore se një dallëndyshe nuk e sjellë pranverën”, doli se në fakt një dallëndyshe mund ta bëjë pranverën! Njerëzit janë të zhgënjyer, më në veçanti të rinjtë. Për ta, opsioni është “po iki diku, asgjë nuk do të rastisë!”. Por, ama ata shikojnë një djalë si unë, i cili ka pasur një ëndërr dhe ka mundur të tërheq pas vetes gjatë 4-5 vjetët e fundit kaq shumë njerëz. Ata shikojnë sesi paraqiten dhe liderë të tjerë në qytetin e tyre, të cilët po kështu fillojnë të bëjnë ngjarje dhe të cilët po kështu të bëjnë të besosh se diçka do të rastis! Ky është mësimi bazë-mësimi për bashkimin. Sepse pas të gjitha këtyre ngjarjeve sportive dhe ngjarjeve shëndetësore qëndrojnë përpjekjet tona të bashkuara për ndërtimin e një mjedisi pozitiv. Dhe bindja se shëndeti vjen përmes vet mjedisit” – thotë Kalin.
Rritja e tij profesionale është e lidhur me inxhinierinë gjenetike. Çfarë e detyroi bullgarin e ri të dredhojë nga rruga e karrierës të paracaktuar mirë, që t’i përkushtohet një kauze?
“Ëndrra ime gjithmonë ka qenë ky të jetë shëndeti i njerëzve. I pasionuar nga shekulli i 21, se shpikja e radhës do ta shpëtojë botën nga çdo gjë, i dhashë llogari vetes se që shoqërizimi, parandalimi dhe ndërtimi i një komuniteti shëndetësor janë të futur shumë më tepër në shëndetin e njerëzve, sesa terapia e fundit gjenetike, e cila kushton 550 mijë dollarë amerikan për një njeri dhe është e paarritshme për pjesën dërmuese. E kuptova se, shëndeti ynë është një kërcim në park ose një vrapim-xhoging! Në fakt, ne kështu filluam , por u rritëm në një kontekst shumë më të gjerë social. Tani po bëjmë spastrime rreth qytetit, që të mund të ndërtojmë një mjedis të pastër! Sepse shëndeti është dhe një pastërti, shëndeti është dhe një shoqërizim. Zhvillojmë një shoqërizim shëndetësor, zhvillojmë kauza nëpër shtëpi. Tani duam që të lyejmë ura, gardhe dhe shumë gjëra të tjera...Mënyra më e mirë që ta sjellësh njeriun deri në qëllimin final, është kur ai vet e dëshiron. Kurse ai e dëshiron, kur mjedisi i tregon rrugën e drejtë” – thotë në përfundim Kalin Vasilev.
Ëndrra e tij është të ndërtojë një qendër të madhe shëndetësore falas. Diçka si shtëpi të shëndetit, por me një aspekt stërvitës dhe arsimor, i cili të jetë në dispozicion të njerëzve.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BNR, TarnovoRunsPasi i kushtoi 23 vite të jetës së tij Marinës Mbretërore, britaniku Darren Carter vendosi të tërhiqej në vitin 2013. Ai pranon se për vite me radhë ka lundruar pa qëllim nëpër “ujërat e trazuar të jetës” – nga puna në punë, nga vendi në vend. Derisa..
Kodet e identitetit janë baza e gjenealogjisë - një shkencë që merret me prejardhjen e brezave, me origjinën njerëzore, me lidhjet farefisnore. Kodet e identitetit na dallojnë si njerëz - është i bindur për këtë asistenti kryesor Rosen Gacin nga..
Më 1 tetor, bota feston gjuhën universale të muzikës. Vështirë se dikush dyshon në aftësinë e këtij arti për të shëruar shpirtrat dhe për t'u dhënë krahë mendimeve, por sot do të shtojmë edhe një histori tjetër që e vërteton këtë - atë të bateristit të..