Dr. Milen Vrabevski dhe fondacioni i themeluar nga ai “Kujtesa Bullgare” dhuruan një sallë kompjuterike, bibliotekë dhe mobiluan dhomën e mësuesve në fshatin Pustec, Prespa, Shqipëri. Tani fëmijët nga nëntë fshatrat bullgare të bashkisë, të cilët mësojnë në këtë shkollë, do të mund të përfitojnë nga teknologjitë moderne.
Nuk do të pushojmë të investojmë në Shqipëri dhe kudo ku banojnë bullgarë, të cilët kanë mbetur jashtë kufijve të vendit për shkaqe që nuk varen nga ata! Të gjithë ata duhet ta ndiejnë dashurinë tonë dhe të ndihen si pjesë e Atdheut tonë, është mesazhi i fondacionit.
Gjatë muajt korrik të këtij viti dr. Vrabevski dhe fondacioni “Kujtesa Bullgare” i bënë një dhuratë të madhe bashkisë së Pustecit në Shqipëri, duke blerë një makinë zjarrfikëse, një ambulancë dhe një automjet jashtë rrugës për patronazh social, të cilat rajoni nuk i kishte deri më tani.
Informacioni është nga sajti i fondacionit “Kujtesa Bullgare”.Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..