Dr. Milen Vrabevski dhe fondacioni i themeluar nga ai “Kujtesa Bullgare” dhuruan një sallë kompjuterike, bibliotekë dhe mobiluan dhomën e mësuesve në fshatin Pustec, Prespa, Shqipëri. Tani fëmijët nga nëntë fshatrat bullgare të bashkisë, të cilët mësojnë në këtë shkollë, do të mund të përfitojnë nga teknologjitë moderne.
Nuk do të pushojmë të investojmë në Shqipëri dhe kudo ku banojnë bullgarë, të cilët kanë mbetur jashtë kufijve të vendit për shkaqe që nuk varen nga ata! Të gjithë ata duhet ta ndiejnë dashurinë tonë dhe të ndihen si pjesë e Atdheut tonë, është mesazhi i fondacionit.
Gjatë muajt korrik të këtij viti dr. Vrabevski dhe fondacioni “Kujtesa Bullgare” i bënë një dhuratë të madhe bashkisë së Pustecit në Shqipëri, duke blerë një makinë zjarrfikëse, një ambulancë dhe një automjet jashtë rrugës për patronazh social, të cilat rajoni nuk i kishte deri më tani.
Informacioni është nga sajti i fondacionit “Kujtesa Bullgare”.Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..