Anëtarët e Komisionit Bullgaro-Maqedonas janë profesionistë, ata do të kërkojnë dhe mbrojnë si deri tani të vërtetën historike. Mesazhi im ndaj tyre është se politikanët nuk mund të abdikojnë nga ky proces i rëndësishëm për Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe BE-në, tha Presidenti Rumen Radev gjatë festimit të Ditës së Forcave Ushtarake Ajrore Bullgare, transmetoi BGNES.
Më në fund duhet të gjendet vendimi politik, i cili të imponojë të gjitha parimet e respektimit të historisë, të fqinjësisë së mirë, të identitetit dhe gjuhës sonë. Kjo është përgjegjësi para se gjithash e shtetit-kandidat për anëtarësim në BE. Gjithmonë mund të bëhen kompromise, por ato janë të papranueshme po të bëhet fjalë për historinë, identitetin dhe gjuhën, ose për kërkesa për shpalljen e pakicave kombëtare, nënvizoi Radev.Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze e Këshillit. Në vitin 2024 Inspektimet në kufijtë e Shengenit ajror dhe detar të të dy vendeve u..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të pestë më të madh parlamentar - "BSP - E majta e bashkuar" Atanas Zafirov shprehu bindjen se duhet të..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një..