Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Nuk mund të bëhen kompromise me historinë dhe gjuhën

Presidenti Rumen Radev
Foto: BGNES

Anëtarët e Komisionit Bullgaro-Maqedonas janë profesionistë, ata do të kërkojnë dhe mbrojnë si deri tani të vërtetën historike. Mesazhi im ndaj tyre është se politikanët nuk mund të abdikojnë nga ky proces i rëndësishëm për Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut dhe BE-në, tha Presidenti Rumen Radev gjatë festimit të Ditës së Forcave Ushtarake Ajrore Bullgare, transmetoi BGNES.

Më në fund duhet të gjendet vendimi politik, i cili të imponojë të gjitha parimet e respektimit të historisë, të fqinjësisë së mirë, të identitetit dhe gjuhës sonë. Kjo është përgjegjësi para se gjithash e shtetit-kandidat për anëtarësim në BE. Gjithmonë mund të bëhen kompromise, por ato janë të papranueshme po të bëhet fjalë për historinë, identitetin dhe gjuhën, ose për kërkesa për shpalljen e pakicave kombëtare, nënvizoi Radev.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vesna Bendevska

Pushtetarët në Shkup vazhdojnë të shtypin bullgarët në Manastir

Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..

botuar më 24-11-05 10.59.PD
Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD