Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita “O, njeri, ku je?” - e vërteta si një rrugë drejt lumturisë

7
Foto: личен архив

Ekspozita e përhershme e hapur kohët e fundit me krijime qeramike të Ivan Kаnchevit mban titullin“O, njeri, ku je?” (vizione të natës). Për krijimet e veta piktori ka zgjedhur një vend pak të pazakonshëm, por relativisht komunikativ - hapësirën në fabrikën për mobilie në Sofje. “Në situatën e jashtëzakonshme, në të cilën po jetojmë, gjithnjë e më shumë mundësi për t’u shfaqur anulohen. Me pronarin e fabrikës vendosëm, se krijimet e mia prej qeramike do të gjejnë publikun e vet mes njerëzve, të cilët vizitojnë ofisin e tij” - në këtë mënyrë autori motivon zgjedhjen e hapësirës për punimet e tij.

Ivan Kаnchev është një krijues i njohur në fushën e qeramikës artistike, me dhjetëra pjesëmarrje në ekspozita vetjake dhe të përbashkëta. Në fund të vitit të kaluar ai prezantoi dhe librin “Krijuesit flasin”, kushtuar skulpturës bullgare në të gjitha shfaqjet e saj. Sa për projektin “O, njeri, ku je”?, piktori tregon:

“Ai prek probleme aktuale të qenies së tanishme. Çdo gjë është e fragmentuar në një plan ekologjik, social dhe politik. Toka  është e “cunguar”. Njeriu është i vogël dhe lakuriq, i çoroditur dhe i pambrojtur, i paraqitur me krahë të hapur dhe me këmbë të hapura - në një kryqëzim poetik-artistik. Ai është objekt-subjekt, qendër dhe periferi, kuptim dhe rrugë.  

Njeriu vrapon, kërkon të zbulojë themelet e veta. Thelbi i tij njerëzor është i luhatur. Është i përfshirë në mozaikun e problemeve të mëdha pa pushim, ai përpiqet fuqishëm për lumturi në labirintin e madh të jetës. Por, a është në gjendje të mbledhë veten dhe të gjejë vetveten? Nëse do të mund ta zbulojë lumturinë në këtë drejtim të kërkimit?”

Ekspozita është e paraqitur në fund të muajit shtator në një nga revistat e specializuara dhe më prestigjioze evropiane për qeramikë Ceramics Now Magazine nga Vasi Hirdo, themelues dhe kryeredaktor i botimit, të bazuar në Rumani. Sipas tekstit të publikimit ky projekt është një farë thirrje për kthim drejt jetës natyrale, për kërkimin dhe vendosjen e thelbësores në art, një thirrje për të dalë nga vdekja shpirtërore dhe thirrje për një vetë-realizim përmes vetë-shprehjes. Projekti“O, njeri, ku je?” bashkon skulpturën me enën funksionuese, përmes teknikës së mozaikut. Kështu kërkon universalitetin, ku njëkohësisht ruan traditat kombëtare, shkruan akoma botimi.

Autore: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD