Ekspozita e përhershme e hapur kohët e fundit me krijime qeramike të Ivan Kаnchevit mban titullin“O, njeri, ku je?” (vizione të natës). Për krijimet e veta piktori ka zgjedhur një vend pak të pazakonshëm, por relativisht komunikativ - hapësirën në fabrikën për mobilie në Sofje. “Në situatën e jashtëzakonshme, në të cilën po jetojmë, gjithnjë e më shumë mundësi për t’u shfaqur anulohen. Me pronarin e fabrikës vendosëm, se krijimet e mia prej qeramike do të gjejnë publikun e vet mes njerëzve, të cilët vizitojnë ofisin e tij” - në këtë mënyrë autori motivon zgjedhjen e hapësirës për punimet e tij.
Ivan Kаnchev është një krijues i njohur në fushën e qeramikës artistike, me dhjetëra pjesëmarrje në ekspozita vetjake dhe të përbashkëta. Në fund të vitit të kaluar ai prezantoi dhe librin “Krijuesit flasin”, kushtuar skulpturës bullgare në të gjitha shfaqjet e saj. Sa për projektin “O, njeri, ku je”?, piktori tregon:
“Ai prek probleme aktuale të qenies së tanishme. Çdo gjë është e fragmentuar në një plan ekologjik, social dhe politik. Toka është e “cunguar”. Njeriu është i vogël dhe lakuriq, i çoroditur dhe i pambrojtur, i paraqitur me krahë të hapur dhe me këmbë të hapura - në një kryqëzim poetik-artistik. Ai është objekt-subjekt, qendër dhe periferi, kuptim dhe rrugë.
Njeriu vrapon, kërkon të zbulojë themelet e veta. Thelbi i tij njerëzor është i luhatur. Është i përfshirë në mozaikun e problemeve të mëdha pa pushim, ai përpiqet fuqishëm për lumturi në labirintin e madh të jetës. Por, a është në gjendje të mbledhë veten dhe të gjejë vetveten? Nëse do të mund ta zbulojë lumturinë në këtë drejtim të kërkimit?”
Ekspozita është e paraqitur në fund të muajit shtator në një nga revistat e specializuara dhe më prestigjioze evropiane për qeramikë Ceramics Now Magazine nga Vasi Hirdo, themelues dhe kryeredaktor i botimit, të bazuar në Rumani. Sipas tekstit të publikimit ky projekt është një farë thirrje për kthim drejt jetës natyrale, për kërkimin dhe vendosjen e thelbësores në art, një thirrje për të dalë nga vdekja shpirtërore dhe thirrje për një vetë-realizim përmes vetë-shprehjes. Projekti“O, njeri, ku je?” bashkon skulpturën me enën funksionuese, përmes teknikës së mozaikut. Kështu kërkon universalitetin, ku njëkohësisht ruan traditat kombëtare, shkruan akoma botimi.
Autore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Si dukej Sofja në vitet 1970? Kësaj pyetjeje i përgjigjet ekspozita fotografike "Stacioni Sofja '70" me foto arkivore të fotografit të njohur bullgar Panajot Bërnev. Arkivi i panjohur me fotografi të Panajot Bërnev na kthen në..
Pak vite përpara se të ndjenim frymën e lirisë që erdhi pas rrëzimit të Murit të Berlinit, shumë muzikantë, artistë, shkrimtarë performonin për herë të parë në skenat e festivalit "Apolonia" në Sozopoll . I njohur asokohe me pseudonimin..
Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..