Deri ku arrijnë kufijtë e njerëzve tolerantë ndaj atyre të cilët nuk janë tolerantë? Përgjigjen e kësaj pyetjeje mjaft aktuale e kërkon Fondacioni “Megjithë”, përmes një art happening-u jo tradicional.
Më 10 tetor në drekë, në pjesën midis rrugëve “Sollunska” dhe “Denkogllu”, që të gjithë janë të mirëseardhur që të marrin pjesë në debate të ndrysmë, të shikojnë ekspozita të reja dhe projekte artistike, të dëgjojnë muzikë dhe të zhyten në atmosferën e rrugëve të Sofjes. Kurse pyetje në rendin e ditës do të jetë “Toleranca si një kulturë”. Sepse toleranca përfshin në vetvete kulturën e komunikimit, empatinë, interesin ndaj njerëzve të ndryshëm, ndaj kafshëve dhe natyrës.
Rruga e Sofjes “Mbreti Samuill” u afirmua si një hapësirë për prezantimin e gjinive të ndryshme të arteve. Rruga ka ruajtur pamjen e vet shpirtërore gjatë kohës, të përmbushur me galeri, muze dhe hapësira artistike.
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..