Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komuniteti bullgar në San Francisko i mban gjallë traditat vendase

Tanja Kostova
Foto: antikabulgaria.com

Suksesi i çdo një kauze patriotike, mbi të cilën punon Tanja Kostova i dedikohet një rregulli të thjeshtë. Asnjëherë asgjë nuk ndodh dhe nuk bëhet me çdo kusht. Mbase prandaj bashkatdhetarja jonë në Amerikën e largët i shmanget përdorimit të fjalës “duhet”. Rezultatet e këtij stili të punës u bënë të dukshme shumë shpejt. Për 20 vjet në San Francisko, bullgarja bashkoi rreth vetes së vet  emigrantët tanë, të cilët kanë zgjedhur të hapin një faqe të re në jetën e vet në Kaliforni  dhe në shtetet e tjera përreth. Për një pjesë të madhe prej tyre koha e kaluar me Tanjën, bëhet shkak përsëri të fillojnë të mendohen për kthimin e vet tek ne, kurse një pjesë madje dhe ta bëjnë.

Pasioni me të cilin Tanja tregon për traditat dhe zakonet tona, është magjepsës. Kështu, pranë klubit kulturor “Antika Bullgaria” bullgarët në San Francisko krijojnë ansamblin e vet për vallëzime dhe këngë, si dhe shkollën familjare të ditës së diel, të quajtur “Marteniçki”/ verore/. Për të Tanja Kostova tregon:

“Një pjesë nga njerëzit në ansamblin bullgar themeluan  dhe shkollë bullgare për fëmijët e tyre. Në të prindërit dhe fëmijët filluan të mësojnë bashkë. Këndonim, vallëzonim, pikturonim, recitonim, modelonim...Fëmijët nuk duhej të tregonin se çfarë kishin mësuar përpara më të mëdhenjve, por thjesht ta përjetonin bashkë me ta. Disa prej këtyre familjeve tanimë janë në Bullgari, në sajë të çdo gjëje të cilën e mësuan dhe e ndien në këto orë, të kaluara bashkë”.  

Vizituesit më të vegjël të shkollës janë në moshë rreth 2 vjeç, kurse kufizime se deri kurrë do ta vizitojnë - nuk ka.

Pavarësisht se takohen vetëm 4 herë në muaj, puna në shkollën familjare nuk pushon. Përveç me bisedat e lidhura me Bullgarinë, me shumë këngë, vallëzime e të tjera, nxënësit janë të zënë dhe me krijimin e projekteve, të cilat i kushtohen Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, Gjyshe Martës dhe Festës Kombëtare të Bullgarisë. Bashkë ata përgatisin dhe festivalin më të rëndësishëm dhe të shumëpritur  nga bullgarët në San Francisko, kushtuar vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, i cili zgjat 4 ditë të tëra. Dhe meqenëse  nuk ka një godinë të vet personale, klubi kulturor bullgar është i strehuar në godinën e Qendrës Kroate. Pavarësisht dhe online për shkak të pandemisë nga Covid-19, sivjet festivali shënoi jubileun e vet të 20 . Dhe akoma  për ngjarjen:

“Inaugurohet ditën e premte në godinën e kishës bullgare “Kirill dhe Metodij” në San Francisko - sqaron Tanja Kostova. Ditën e shtunë e transferojmë festivalin në qendrën kroate. Zhvillojmë një program dëfryes të talenteve, në të cilin marrin pjesë si fëmijët, kështu dhe të mëdhenjtë. U sigurojmë mundësi pas kësaj të takohen  dhe me artistët tanë të cilët kanë ardhur për vizitë. Ditën e shtunë zhvillojmë dhe një ritual të posaçëm, lidhur me ikonën e vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të pasuar nga një koncert i të gjitha grupeve bullgare, të cilët marrin pjesë në program. Ditën e diel është i ashtuquajturi “festival mbi rrota”. Për këtë qëllim marrim me qira një autobus, me të cilin vizitojmë vendet e dashura e të preferuara në San Francisko. Kurse gjatë ditës së hënë e kthejmë ikonën në manastirin ortodoks “Kryqi i Shenjtë”, në afërsi me San Franciskon.

Përpara ca kohe Tanja Kostova qe e nominuar për “Iluministe e vitit 2020” nga fushata kombëtare e organizuar nga Radioja Kombëtare Bullgare.

Përgatiti në shqip; Nataniela Vasileva

Foto: antikabulgaria.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD