Suksesi i çdo një kauze patriotike, mbi të cilën punon Tanja Kostova i dedikohet një rregulli të thjeshtë. Asnjëherë asgjë nuk ndodh dhe nuk bëhet me çdo kusht. Mbase prandaj bashkatdhetarja jonë në Amerikën e largët i shmanget përdorimit të fjalës “duhet”. Rezultatet e këtij stili të punës u bënë të dukshme shumë shpejt. Për 20 vjet në San Francisko, bullgarja bashkoi rreth vetes së vet emigrantët tanë, të cilët kanë zgjedhur të hapin një faqe të re në jetën e vet në Kaliforni dhe në shtetet e tjera përreth. Për një pjesë të madhe prej tyre koha e kaluar me Tanjën, bëhet shkak përsëri të fillojnë të mendohen për kthimin e vet tek ne, kurse një pjesë madje dhe ta bëjnë.
Pasioni me të cilin Tanja tregon për traditat dhe zakonet tona, është magjepsës. Kështu, pranë klubit kulturor “Antika Bullgaria” bullgarët në San Francisko krijojnë ansamblin e vet për vallëzime dhe këngë, si dhe shkollën familjare të ditës së diel, të quajtur “Marteniçki”/ verore/. Për të Tanja Kostova tregon:
“Një pjesë nga njerëzit në ansamblin bullgar themeluan dhe shkollë bullgare për fëmijët e tyre. Në të prindërit dhe fëmijët filluan të mësojnë bashkë. Këndonim, vallëzonim, pikturonim, recitonim, modelonim...Fëmijët nuk duhej të tregonin se çfarë kishin mësuar përpara më të mëdhenjve, por thjesht ta përjetonin bashkë me ta. Disa prej këtyre familjeve tanimë janë në Bullgari, në sajë të çdo gjëje të cilën e mësuan dhe e ndien në këto orë, të kaluara bashkë”.
Vizituesit më të vegjël të shkollës janë në moshë rreth 2 vjeç, kurse kufizime se deri kurrë do ta vizitojnë - nuk ka.
Pavarësisht se takohen vetëm 4 herë në muaj, puna në shkollën familjare nuk pushon. Përveç me bisedat e lidhura me Bullgarinë, me shumë këngë, vallëzime e të tjera, nxënësit janë të zënë dhe me krijimin e projekteve, të cilat i kushtohen Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, Gjyshe Martës dhe Festës Kombëtare të Bullgarisë. Bashkë ata përgatisin dhe festivalin më të rëndësishëm dhe të shumëpritur nga bullgarët në San Francisko, kushtuar vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, i cili zgjat 4 ditë të tëra. Dhe meqenëse nuk ka një godinë të vet personale, klubi kulturor bullgar është i strehuar në godinën e Qendrës Kroate. Pavarësisht dhe online për shkak të pandemisë nga Covid-19, sivjet festivali shënoi jubileun e vet të 20 . Dhe akoma për ngjarjen:
“Inaugurohet ditën e premte në godinën e kishës bullgare “Kirill dhe Metodij” në San Francisko - sqaron Tanja Kostova. Ditën e shtunë e transferojmë festivalin në qendrën kroate. Zhvillojmë një program dëfryes të talenteve, në të cilin marrin pjesë si fëmijët, kështu dhe të mëdhenjtë. U sigurojmë mundësi pas kësaj të takohen dhe me artistët tanë të cilët kanë ardhur për vizitë. Ditën e shtunë zhvillojmë dhe një ritual të posaçëm, lidhur me ikonën e vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, të pasuar nga një koncert i të gjitha grupeve bullgare, të cilët marrin pjesë në program. Ditën e diel është i ashtuquajturi “festival mbi rrota”. Për këtë qëllim marrim me qira një autobus, me të cilin vizitojmë vendet e dashura e të preferuara në San Francisko. Kurse gjatë ditës së hënë e kthejmë ikonën në manastirin ortodoks “Kryqi i Shenjtë”, në afërsi me San Franciskon.
Përpara ca kohe Tanja Kostova qe e nominuar për “Iluministe e vitit 2020” nga fushata kombëtare e organizuar nga Radioja Kombëtare Bullgare.
Përgatiti në shqip; Nataniela Vasileva
Foto: antikabulgaria.com
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..