Turistët gjermanë ankohen nga pushimet në bregdetin bullgar dhe kërkojnë kompensime, sepse masat kundër COVID-19 nuk janë të mjaftueshme, bënë të ditur turoperatorët në Forumin e Hoteleve që u zhvillua në Sofje. Më shpesh ankohen se personeli nuk mban maska, ose se ato nuk janë vendosur mirë. Megjithatë në hotelet dhe lokalet bullgare në bregdet nuk ka asnjë rast të konstatuar të koronavirusit, bëri të ditur biznesi.
Regjistrimet për stinën dimërore janë 10-15% më pak në krahasim me sezonin e kaluar. Mirëpo, në vendpushimet dimërore do të ketë turistë. Drejtori i Institutit për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm Rumen Draganov prognozoi rritje të turizmit të brendshëm. Në periudhën 22 shjetor – 22 mars janë konstatuar 1.9 mln udhëtime të brendshme, ndërsa sivjet pritet që ato të jenë 2.25, transmetoi BTA.Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata..