Turistët gjermanë ankohen nga pushimet në bregdetin bullgar dhe kërkojnë kompensime, sepse masat kundër COVID-19 nuk janë të mjaftueshme, bënë të ditur turoperatorët në Forumin e Hoteleve që u zhvillua në Sofje. Më shpesh ankohen se personeli nuk mban maska, ose se ato nuk janë vendosur mirë. Megjithatë në hotelet dhe lokalet bullgare në bregdet nuk ka asnjë rast të konstatuar të koronavirusit, bëri të ditur biznesi.
Regjistrimet për stinën dimërore janë 10-15% më pak në krahasim me sezonin e kaluar. Mirëpo, në vendpushimet dimërore do të ketë turistë. Drejtori i Institutit për Analiza dhe Vlerësime në Turizëm Rumen Draganov prognozoi rritje të turizmit të brendshëm. Në periudhën 22 shjetor – 22 mars janë konstatuar 1.9 mln udhëtime të brendshme, ndërsa sivjet pritet që ato të jenë 2.25, transmetoi BTA.Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..