Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arsimi jashtë shtetit mbetet një mundësi për sukses për mijëra bullgarë

Foto: BGNES

Masat restriktive për kufizimin e infektimit nga koronavirusi në të gjithë botën i detyruan milionë turistë të mbeten në shtëpi sivjet, por u treguan të pafuqishme përpara dëshirës së shumë bullgarëve të rinj të nisen dhe të mësojnë në shkollat e larta jashtë kufirit. Pritet që gjatë vitit të ri shkollor numri i tyre të jetë midis 5000 dhe 5500. Kjo është me rreth 5% më pak në krahasim me numrin e atyre të cilët kanë aplikuar gjatë vitit të kaluar. Shkaku për uljen minimale nuk është kaq për shkak të frikës nga Covid-19, sa për shkak të numrit më të vogël të maturantëve të shkollës së mesme në vitin 2020 në vendin tonë.

Shtetet më tërheqëse, në të cilat bullgarët e rinj zgjedhin të vazhdojnë arsimin e vet janë Britania e Madhe, Holanda, Franca, Belgjika, Danimarka, Gjermania, Suedia e të tjera. Një pjesë e konsiderueshme prej tyre tashmë janë nisur për në universitetet në shtetet përkatëse, pavarësisht se që nga ky vit ato lejojnë një model të përzier të arsimit - online dhe me prani fizike.

Një ulje më serioze të interesit, kundrejt vitit të kaluar, ka ndaj arsimit në Britaninë e Madhe. Ky është viti i fundit, në të cilin mbeten të pandryshuara kushtet për studentët nga Bashkimi Evropian aty. Pas kësaj еdhe studentët bullgarë do të paguajnë taksa si këta, nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.


Studentët e sapo pranuar bullgarë në universitetet britanike sivjet janë 1200, degët e preferuara janë shkencat kompjuterike, matematika, biologjia, drejtësia e të tjera. Të dhënat e përgjithësuara për qëndrimin ndaj arsimit jashtë vendit, janë të ofruara nga kompania më e madhe këshilluese - ndërmjetësuese midis universiteteve të huaja dhe studentëve të cilët aplikojnë nga Bullgaria. Për vit të 17 të radhës ajo organizon ekspozitën ndërkombëtare  “Arsimi botëror”, e cila për herë të parë zhvillohet në mënyrë virtuale dhe në një format pranimi.

"Na kërkuan qindra familje bullgare, të cilat pavarësisht nga kriza, po vazhdojnë ta konsiderojnë arsimin e fëmijëve të vet, si gjënë më të rëndësishme, pavarësisht nga rrethanat” - sqaroi për Radio Bullgarinë  Nikollaj Hristanov - menaxher në kompaninë këshilluese për arsimin botëror:  


“Universitetet investuan sivjet madje dhe më shumë, që të propozojnë një arsim me cilësi përmes online platformave të ndryshme.Taksat mbetën të pandryshuara - as më të ulëta, as më të larta, mbetën në nivelin që përpara pandemisë. Studentët preferojnë formën e pranisë fizike në universitet, por pavarësisht nga kjo i kënaq modeli hibrid, sipas të cilit ata mund të zgjedhin midis të dyve, me qenë se kjo i ndihmon për një përshtatje më të lehtë dhe një mbërritje më të vonë, duke pasur parasysh rrethanat. Por, po kështu duan të jenë në një mjedis ndërkombëtar, shoqërimi i tyre me studentë të tjerë dhe kontakti personal me pedagogët është me një rëndësi të madhe, që të jetë arsimi i plotë dhe me cilësi. Prijëse në dëshirat e kandidat-studentëve janë biznesi dhe degët ekonomike dhe programet kompjuterike - degë këto, të cilat japin mundësi për një realizim të mirë profesional pas diplomimit. Kërkohen akoma psikologjia, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe specializimet e lidhura me dizajnin e lojërave elektronike, dizajnin interier dhe grafik. Mediat dhe komunikimet po kështu janë mes top programeve , të cilat ata i zgjedhin për të mësuar.

Provime pranimi sivjet nuk kishte. Një rol kryesor luante mesatarja nga arsimi i mesëm, motivacioni, veprimtaritë suplementare jashtëshkollore dhe zotërimi i mirë i gjuhës, në të cilën duan të mësojnë - anglisht, gjermanisht, frëngjisht - shton Nikollaj Hristanov dhe jep këtë këshillë:


“Ka universitete jashtë, të cilat kanë kërkesë që disa lëndë të caktuara të jenë mësuar gjatë arsimit të mesëm. Zgjedhja e herët është kryesorja për suksesin dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD