Masat restriktive për kufizimin e infektimit nga koronavirusi në të gjithë botën i detyruan milionë turistë të mbeten në shtëpi sivjet, por u treguan të pafuqishme përpara dëshirës së shumë bullgarëve të rinj të nisen dhe të mësojnë në shkollat e larta jashtë kufirit. Pritet që gjatë vitit të ri shkollor numri i tyre të jetë midis 5000 dhe 5500. Kjo është me rreth 5% më pak në krahasim me numrin e atyre të cilët kanë aplikuar gjatë vitit të kaluar. Shkaku për uljen minimale nuk është kaq për shkak të frikës nga Covid-19, sa për shkak të numrit më të vogël të maturantëve të shkollës së mesme në vitin 2020 në vendin tonë.
Shtetet më tërheqëse, në të cilat bullgarët e rinj zgjedhin të vazhdojnë arsimin e vet janë Britania e Madhe, Holanda, Franca, Belgjika, Danimarka, Gjermania, Suedia e të tjera. Një pjesë e konsiderueshme prej tyre tashmë janë nisur për në universitetet në shtetet përkatëse, pavarësisht se që nga ky vit ato lejojnë një model të përzier të arsimit - online dhe me prani fizike.
Një ulje më serioze të interesit, kundrejt vitit të kaluar, ka ndaj arsimit në Britaninë e Madhe. Ky është viti i fundit, në të cilin mbeten të pandryshuara kushtet për studentët nga Bashkimi Evropian aty. Pas kësaj еdhe studentët bullgarë do të paguajnë taksa si këta, nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.
Studentët e sapo pranuar bullgarë në universitetet britanike sivjet janë 1200, degët e preferuara janë shkencat kompjuterike, matematika, biologjia, drejtësia e të tjera. Të dhënat e përgjithësuara për qëndrimin ndaj arsimit jashtë vendit, janë të ofruara nga kompania më e madhe këshilluese - ndërmjetësuese midis universiteteve të huaja dhe studentëve të cilët aplikojnë nga Bullgaria. Për vit të 17 të radhës ajo organizon ekspozitën ndërkombëtare “Arsimi botëror”, e cila për herë të parë zhvillohet në mënyrë virtuale dhe në një format pranimi.
"Na kërkuan qindra familje bullgare, të cilat pavarësisht nga kriza, po vazhdojnë ta konsiderojnë arsimin e fëmijëve të vet, si gjënë më të rëndësishme, pavarësisht nga rrethanat” - sqaroi për Radio Bullgarinë Nikollaj Hristanov - menaxher në kompaninë këshilluese për arsimin botëror:
“Universitetet investuan sivjet madje dhe më shumë, që të propozojnë një arsim me cilësi përmes online platformave të ndryshme.Taksat mbetën të pandryshuara - as më të ulëta, as më të larta, mbetën në nivelin që përpara pandemisë. Studentët preferojnë formën e pranisë fizike në universitet, por pavarësisht nga kjo i kënaq modeli hibrid, sipas të cilit ata mund të zgjedhin midis të dyve, me qenë se kjo i ndihmon për një përshtatje më të lehtë dhe një mbërritje më të vonë, duke pasur parasysh rrethanat. Por, po kështu duan të jenë në një mjedis ndërkombëtar, shoqërimi i tyre me studentë të tjerë dhe kontakti personal me pedagogët është me një rëndësi të madhe, që të jetë arsimi i plotë dhe me cilësi. Prijëse në dëshirat e kandidat-studentëve janë biznesi dhe degët ekonomike dhe programet kompjuterike - degë këto, të cilat japin mundësi për një realizim të mirë profesional pas diplomimit. Kërkohen akoma psikologjia, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe specializimet e lidhura me dizajnin e lojërave elektronike, dizajnin interier dhe grafik. Mediat dhe komunikimet po kështu janë mes top programeve , të cilat ata i zgjedhin për të mësuar.
Provime pranimi sivjet nuk kishte. Një rol kryesor luante mesatarja nga arsimi i mesëm, motivacioni, veprimtaritë suplementare jashtëshkollore dhe zotërimi i mirë i gjuhës, në të cilën duan të mësojnë - anglisht, gjermanisht, frëngjisht - shton Nikollaj Hristanov dhe jep këtë këshillë:
“Ka universitete jashtë, të cilat kanë kërkesë që disa lëndë të caktuara të jenë mësuar gjatë arsimit të mesëm. Zgjedhja e herët është kryesorja për suksesin dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Lodhja nga zgjedhjet, pjesëmarrja jashtëzakonisht e ulët e votuesve (pak mbi 30%), të rinjtë në qendrat e votimit dhe një shpresë e brishtë, thuajse e paperceptueshme për stabilitet dhe normalitet politik. Kështu mund t'i përshkruajmë zgjedhjet e kaluara..
Interesimi për zgjedhjet për Parlamentin bullgar dhe Parlamentin Evropian në Maqedoninë e Veriut është i njëjtë si në zgjedhjet e mëparshme - numri i votuesve pritet të jetë i njëjtë, rreth 130. Por bullgarët e Maqedonisë së Veriut u ngopën me votimin e..
“Nëse duhet të bëjmë një krahasim mes Bullgarisë dhe Holandës, të dyja vendet vitin e fundit ranë në një situatë të vështirë lidhur me pamundësinë e formimit të qeverisë. Duheshin krijuar koalicione jashtëzakonisht të vështira dhe kjo nuk mund të..
Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e..
Popullsia bullgare në Shqipëri është 7057 persona – 3691 burra dhe 3366 gra. Kjo duket qartë nga një njoftim i Institutit Kombëtar të Statistikave..