Në një vizitë në fshatin Lesidren Kryeministri Bojko Borisov komentoi zgjedhjet e pjesshme në vend, duke nënvizuar se GERB po vazhdon të jetë partia e preferuar. Sipas fjalëve të tij “agjencitë sociologjike kurrë nuk i kanë prognozuar mirë rezultatet sepse janë të kuqe. Çfarë është rezultati? Nga gjithsej 16 bashki, në 9 GERB fiton në mënyrë kategorike që në raundin e parë, në dy jemi në balotazh, gjithsej 11, koalicioni i “Po, Bullgaria” fiton në një bashki në rrethin e Plevenit, në dy bashki fiton Partia Socialiste Bullgare (BSP), në tri të tjera më shumë vota ka Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS). Por në qoftë se i dëgjoni del se ne tashmë nuk ekzistojmë”, tha Borisov.
“Që prej kohe nuk komentohet, nuk është në rendin e ditës”. Kështu Zëvendëskryeministri Krasimir Karakaçanov iu përgjigj në Dollna Mitropolija pyetjes nëse është në rendin e ditës dorëheqja e qeverisë. Ai ishte i pranishëm në betimin e kursantëve nga Shkolla e Lartë Ushtarako-Ajrore.Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore është një prioritet për Ankaranë Problemet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore janë prioritet për Turqinë në dialogun e saj me Greqinë. Ankaraja do të vazhdojë të kujdeset për "bashkatdhetarët e saj"..
Bullgaria ka një qëndrim shumë të qartë dhe konsekuent për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në zbatimin e rreptë të konsensusit evropian nga korriku i vitit 2022. Këtë e deklaroi zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov në..
Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit...