Në një vizitë në fshatin Lesidren Kryeministri Bojko Borisov komentoi zgjedhjet e pjesshme në vend, duke nënvizuar se GERB po vazhdon të jetë partia e preferuar. Sipas fjalëve të tij “agjencitë sociologjike kurrë nuk i kanë prognozuar mirë rezultatet sepse janë të kuqe. Çfarë është rezultati? Nga gjithsej 16 bashki, në 9 GERB fiton në mënyrë kategorike që në raundin e parë, në dy jemi në balotazh, gjithsej 11, koalicioni i “Po, Bullgaria” fiton në një bashki në rrethin e Plevenit, në dy bashki fiton Partia Socialiste Bullgare (BSP), në tri të tjera më shumë vota ka Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS). Por në qoftë se i dëgjoni del se ne tashmë nuk ekzistojmë”, tha Borisov.
“Që prej kohe nuk komentohet, nuk është në rendin e ditës”. Kështu Zëvendëskryeministri Krasimir Karakaçanov iu përgjigj në Dollna Mitropolija pyetjes nëse është në rendin e ditës dorëheqja e qeverisë. Ai ishte i pranishëm në betimin e kursantëve nga Shkolla e Lartë Ushtarako-Ajrore.Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..