Në një vizitë në fshatin Lesidren Kryeministri Bojko Borisov komentoi zgjedhjet e pjesshme në vend, duke nënvizuar se GERB po vazhdon të jetë partia e preferuar. Sipas fjalëve të tij “agjencitë sociologjike kurrë nuk i kanë prognozuar mirë rezultatet sepse janë të kuqe. Çfarë është rezultati? Nga gjithsej 16 bashki, në 9 GERB fiton në mënyrë kategorike që në raundin e parë, në dy jemi në balotazh, gjithsej 11, koalicioni i “Po, Bullgaria” fiton në një bashki në rrethin e Plevenit, në dy bashki fiton Partia Socialiste Bullgare (BSP), në tri të tjera më shumë vota ka Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS). Por në qoftë se i dëgjoni del se ne tashmë nuk ekzistojmë”, tha Borisov.
“Që prej kohe nuk komentohet, nuk është në rendin e ditës”. Kështu Zëvendëskryeministri Krasimir Karakaçanov iu përgjigj në Dollna Mitropolija pyetjes nëse është në rendin e ditës dorëheqja e qeverisë. Ai ishte i pranishëm në betimin e kursantëve nga Shkolla e Lartë Ushtarako-Ajrore.Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia! Perandoria e Artë dhe e Argjendtë" u vodhën nga Muzeu Drents në qytetin Assen të Holandës më 24 janar...
Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..
Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..