Tanda është një term në tango, i cili do të thotë 4 pjesë të vallëzuara me të njëjtin partner. Kështu titullohet dhe filmi dokumentar i Teodora-Kosara Popovas - studente në Akademinë Kombëtare të Arteve Teatrale dhe të Kinemasë, që ka të gjitha shanset për të fituar një Oskar. Filmi i saj është midis tre nominimeve për film studentor në gjuhë të huaj të Akademisë së Filmave të Shteteve të Bashkuara. Kurse rezultatet pritet të shpallen më 16 tetor të këtij viti .
Tangoja nuk është vetëm një sfond i bukur i filmit, ajo është e gërshetuar në historitë e katër heronjve. Çfarë është e përbashkëta midis tyre? “Në pamje të parë ky është pasioni i tyre ndaj vallëzimit, por jo vetëm! Këta janë njerëz, të cilët kanë zgjedhur rrugën e vetmuar jetike, ata kërkojnë dashurinë, secili sipas mënyrës së vet!”- tha autorja përpara Radio Bullgarisë. Për Teodora-Kosara tangoja nuk është vetëm një vallëzim i thjeshtë, por një filozofi jetike. Vet ajo vallëzon tango prej viteve. Kështu lind ideja për filmin dokumentar:
“Tangoja është një mënyrë jetese-vazhdon Teodora. Ajo tërheq njerëz shumë të veçantë, të cilët vuajnë në ndonjë farë mënyre, të cilëve diçka iu mungon dhe për më tepër njerëz, të cilët janë të vetëm. Dhe në tangon ata zbulojnë një ndarje shumë të veçantë. Filmi është një pasqyrë të të gjitha emocioneve njerëzore. Besoj se regjisori i mirë është para së gjithësh një regjisor dokumentar, i cili mundohet të kapë realitetin, i tillë siç është, dhe mezi atëherë mund ta rikrijojë në kinemanë artistike. Prandaj merrem me dokumentar”.
Çdo një nga personazhet në “Tanda” zbulon në vallëzimin diçka të ndryshme nga të tjerët. Autorja pohon se i njeh heronjtë e saj akoma që përpara se të kapet me xhirimin e filmit me një kohëzgjatje prej 24 minutave. Ndalet mbi historitë e tyre, sepse e kanë emocionuar më tepër. Dhe akoma:
“Ky film qe një punë shtëpie për në Akademinë Kombëtare të Arteve Teatrale dhe të Kinemasë, një punë shtëpie të kryer mirë, por nuk qe menduar si diçka më shumë. Përveç kësaj “Tanda” qe i filmuar për një natë. Unë organizova një ngjarje, në të cilën ftuam që të gjithë të cilët vallëzojnë tango në Sofje. Dhe pjesa më e madhe u përfshin. Në fakt ne i filmuam gjatë gjithë kohës. Intervistat i regjistrova përpara kësaj për disa ditë. Për shkak se njerëzit të cilët duhej të ndiqen me vëmendje të madhe vallëzuan, përdorëm një teknikë të lehtë – fotoaparate në vend të kamerave të cilat janë mjaft të rënda.
Lajmi se filmi është i përfshirë në nominimet për Oskarët Studentorë i vjen si “bubullimë nga një qiell i pastër”.
“E thënë me sinqeritetin më të madh unë jam jashtëzakonisht e befasuar se filmi në përgjithësi arriti deri aty, sepse ai nuk është në bazë të shijes së Hollivudit, të paktën jo dhe në përfytyrimet e mia!” “Tanda” nuk është ndonjë superprodhim i lustruar-është kategorike Teodora-Kosara. Dhe nuk e mendoja se ata mund ta vlerësojnë. Por, duket se filmi i ka prekur. Besoj se, ky është një film shumë më i veçantë . Fakti se arriti kaq larg, se është i vënë re nga Akademia më inkurajon....do shikojmë. Por, për mua është mjaft e rëndësishme që “Tanda” mundi të arrijë deri tek njerëzit dhe t’i emocionojë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, të ofruar nga Teodora-Kosara Popova
Vitin e radhës banorët dhe mysafirët e qytetit malor Bansko do të transferohen në botën e alpinizmit, kinemasë ekstreme dhe aventureske, njoftoi BTA. Edicioni i sivjetshëm i "Pasioni filmik nën yjet e verës" është në tri mbrëmje - nga data 25..
Edicioni i dhjetë i festivalit Animaphix për filma të animuar në Siçili të Italisë, po i kushton një retrospektivë të veçantë krijuesit bullgar Teodor Ushev, i cili bëhet mbajtës i çmimit "Renato Gutuzo" për vitin 2024, njoftoi BTA. Ushev dekorohet..
"Një zjarr i shuar shpesh rindizet falë prushit që ka mbijetuar." Me këto fjalë të ngrohta profesori i filologjisë sllave Krasimir Stançev ngjall shpresë se interesi i pakësuar ndaj alfabetit bullgar, gjuhën bullgare dhe kulturën bullgare jashtë vendit..
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të..