Në Sofje përvjetori i 135-të i Bashkimit të Bullgarisë u shënua me një ndërrim solemn të rojës së nderit dhe një ceremoni modeste para Mauzoleut-Eshtore të princit Aleksandër I Batenberg. Për shkak të Covid-19 nuk kishte ceremoni solemne.
Sivjet qendra e festës së Bashkimit – Plovdiv, përsëri është mikpritës i rikrijimeve të ngjarjeve nga Dita e Bashkimit. Kulmi i festave në qytet është ceremonia zyrtare me fishekjzarre në sheshin “Sëedinenie” (“Bashkimi”), në të cilën Presidenti Rumen Radev mbajti fjalim. Në festime morën pjesë gjithashtu Kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva dhe deputetë, kryetari i bashkisë së Plovdivit Zdravko Dimitrov dhe persona të tjerë zyrtarë.
Në Veliko Tërnovo përvjetori i shpalljes së Bashkimit u shënua me një marshim ushtarak dhe vendosje kurorash dhe lulesh para monumentit të të vdekurve në Luftën Serbo-Bullgare.
Në Burgas qindra qytetarë u përfshinë në “Vallen e Madhe të Burgasit” me përkrahjen muzikore të ansamblit profesional folklorik “Stranxha”.
Në Pleven dhjetëra veta u grumbulluan para Monumentit të Divizionit të katërt të këmbësorisë të Plevenit, ku me nderime ushtarake dhe një ritual solemn me pjesëmarrjen e ushtarakëve e shënuan festën.
Festime kishte dhe në qytete të tjera të mëdha të vendit duke u respektuar strikt masat kundërepidemike.Gjatë natës vranësira do të jetë e konsiderueshme, me reshje shiu vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit, më shumë në sasi në zonat qendrore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje rreth 9°. Ditën e shtunë..
Gjatë një operacioni policor në qendër të Sofjes për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe për të parandaluar kryerjen e krimeve nga dhe kundër shtetasve të huaj, u arrestuan 13 persona. Operacioni është kryer në datat 16 dhe 17 prill, njofton..
Të Premten e Madhe - dita më e trishtuar për të krishterët, Shërbimi Hyjnor kujton vuajtjen, kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit për fajin dhe mëkatet e njerëzimit. Shërbesa në Katedralen e Mitropolisë “Shën e Diela” në Sofje u drejtua nga..
Gjatë natës vranësira do të jetë e konsiderueshme, me reshje shiu vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit, më shumë në sasi në zonat qendrore...
Të Premten e Madhe - dita më e trishtuar për të krishterët, Shërbimi Hyjnor kujton vuajtjen, kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit për fajin dhe..
Ngjarje të ndryshme në të gjithë vendin zhvillohen orë para se të mirëpresim Ngjalljen e Krishtit . Në Sofje, Fondacioni "Varet nga Ne"..