Në Sofje përvjetori i 135-të i Bashkimit të Bullgarisë u shënua me një ndërrim solemn të rojës së nderit dhe një ceremoni modeste para Mauzoleut-Eshtore të princit Aleksandër I Batenberg. Për shkak të Covid-19 nuk kishte ceremoni solemne.
Sivjet qendra e festës së Bashkimit – Plovdiv, përsëri është mikpritës i rikrijimeve të ngjarjeve nga Dita e Bashkimit. Kulmi i festave në qytet është ceremonia zyrtare me fishekjzarre në sheshin “Sëedinenie” (“Bashkimi”), në të cilën Presidenti Rumen Radev mbajti fjalim. Në festime morën pjesë gjithashtu Kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva dhe deputetë, kryetari i bashkisë së Plovdivit Zdravko Dimitrov dhe persona të tjerë zyrtarë.
Në Veliko Tërnovo përvjetori i shpalljes së Bashkimit u shënua me një marshim ushtarak dhe vendosje kurorash dhe lulesh para monumentit të të vdekurve në Luftën Serbo-Bullgare.
Në Burgas qindra qytetarë u përfshinë në “Vallen e Madhe të Burgasit” me përkrahjen muzikore të ansamblit profesional folklorik “Stranxha”.
Në Pleven dhjetëra veta u grumbulluan para Monumentit të Divizionit të katërt të këmbësorisë të Plevenit, ku me nderime ushtarake dhe një ritual solemn me pjesëmarrjen e ushtarakëve e shënuan festën.
Festime kishte dhe në qytete të tjera të mëdha të vendit duke u respektuar strikt masat kundërepidemike.Denica Saçeva nga GERB deklaroi në një konferencë se do të ketë negociata lidershipi për formimin e kabinetit ndërmjet GERB dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), vetëm nëse ato janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe të një..
“Forca për brezin e ri” është një fushatë e re kundër bullizmit dhe dhunës në shkolla, e cila do ta mposht agresionin me fuqinë e mesazheve pozitive. Ai synon jo vetëm nxënësit, por edhe prindërit, mësuesit, institucionet, mediat, për të ndihmuar në..
Pa ndryshim të sistemit, fondet për kulturën nuk do të ndahen siç duhet dhe do të vazhdojnë të jenë në mungesë. Para BNT-së, ushtruesi i detyrës së ministrit të kulturës Najden Todorov deklaroi se ka përgatitur një strategji gjithëpërfshirëse për zhvillimin..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI),..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot..