Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjurma bullgare në mbishkrimet murale të manastirit Hora në Stamboll

Shtëpia e fundit е Asenëve - e kërcënuar të ndjekë fatin e “Shën Sofjes”

4
Foto: BGNES

Manastiri Hora* në Stamboll, i njohur me mbishkrimet e veta të papërsëritshme murale, mbase do të ndjekë fatin e kishës emblematike të Kostandinopojës “Shën Sofja”. Lajmi për kthimin e tij në xhami, përmes dekretit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan  nga data 21 gusht tronditi përsëri opinionin kulturor botëror.

Një hap i ngjashëm është sa një humbje për botën e krishterë, por po kaq dhe një goditje mbi trashëgiminë kulturore botërore”, komenton në një intervistë për agjencinë BGNES profesori Emanuell Mutafov nga Akademia Bullgare e Shkencave. 

Në mesin e muajit gusht, në lidhje me festën e madhe të krishterë Fjetja e Hyjlindëses Mari, doli nga shtypi studimi shkencor i profesorit, kushtuar dhe dedikuar adhurimit dhe nderimit ndaj Nënës së Zotit në artin kishtar të Kostandinopojës.


“Libri im për shkak të rrethanave të krijuara, është punimi i fundit shkencor  i shkruar për këtë kishë, kur ajo qe akoma një muze-shënon profesori Mutafov dhe shton: Fare nuk jam i lumtur nga ky fakt. Siç thotë Patriarku Ekumenik Bartolomeu I, vendimi për kthimin e kishës në xhami shkakton dhe një dhimbje fizike tek të krishterët. Tek unë gjërat dublohen, sepse unë jam një nga studiuesit, pavarësisht dhe tepër modest i kësaj kishe.”

Në monografinë e tij autori mbron hipotezën se, në paraklisin e kishës Hora, janë varrosur pasardhësit e Paleologëve (të cilët kanë drejtuar Bizantin që nga viti 1261 deri në vitin 1453) dhe Asenët ( të cilët kanë drejtuar Mbretërinë e Dytë Bullgare në periudhën e viteve 1187 dhe 1280).

“Duke ndjekur të gjithë historinë dhe kryesisht burimet e lidhura me manastirin Hora si tekste dhe epitafe, arrita deri tek konkluzioni se në arkosoli është e varrosur mbretëresha Irina Paleologina.  Ajo është një princeshë bizantine - motra e perandorit Andronik II Paleolog dhe bashkëshorte e mbretit bullgar Ivan Asen III. Në dy arkosolitë e tjera janë varrosur dy djemtë e saj. Një fakt i padiskutueshëm është se, në imazhet e manastirit Hora ekzistojnë monogramet e Asenëve.”


Ivan Asen III dhe Irina Paleologina i japin zanafillën njërit prej klaneve më të fuqishëm bizantin, i cili luan një rol mjaft të rëndësishëm jo vetëm në Ballkan , por dhe në Evropën Perëndimore dhe në Rusi. Që këtu dalin sundimtarët e fundit të Perandorisë Bizantine, si dhe mbreti Ivan Grozni. Mbreti i parë rus është nipi i Sofija Asenina Peleolog, mbesë e perandorit të fundit bizantin dhe stërmbesë e Ivan Asenit III, një nga figurat e shquara të Perandorisë Ruse.

Por, tani ama e gjithë kjo histori do të fshihet duke u kthyer në një simbol shpirtëror islamik, kanë frikë historianët. Kurse me këtë akt ndalohet dhe prania deri tek njëri prej monumenteve më të rëndësishme të artit Bizant të Paleologëve që është me një rëndësi botërore.


“Dhe me qenë se këto veprime janë politike, ato duhet të shkaktojnë dhe kërkimin e përgjigjes politike. Ajo duhet të jetë e shpejtë dhe kategorike, jo vetëm në nivel shtetesh, por dhe në nivel të Bashkimit Evropian - apelon profesori Mutafov. Sa i përket kthimit të “Shën Sofijes” nga muze në xhami, reagimi  qe shumë i butë dhe tepër i pasigurt. Tani ne shkëpusim një kapitull  të tërë nga libri mbi artin bizantin për breza të shumtë përpara, sepse Hora është një xhevahir i vërtetë.  Asnjë nuk e mohon periudhën, në të cilën këto monumente  kanë funksionuar si xhami. Ajo është mjaft e gjatë dhe asnjë nga njerëzit inteligjentë nuk do as “Shën Sofjen” as Hora të jenë me  statusin e kishave. Ne duam që ato të mbeten hapësira neutrale ose muze”.  

Profesori Mutafov është kategorik se, kjo e cila po ndodh gjatë viteve të fundit në Turqi është fshirje e shtetit laik dhe kthimin e tij në lider të islamit. Kurse gjatë realizimit të këtij plani mbase akoma kisha të tjera bizantine do të kenë po këtë fat.


*Manastiri Hora është një nga monumentet bizantine më të konsiderueshme të studiuara në shkencën tonë moderne. Me arkitekturën e vet, me mozaikët e shkëlqyer dhe me mbishkrimet murale ai është një shembull i papërsëritshëm të artit bizant nga epoka e Paleologëve, i denjë për thesarin e trashëgimisë kulturore botërore. Gjatë vitit 1453 kisha e krishterë është e para të cilën osmanlinjtë e fyejnë gjatë ardhjes në Kostandinopojë dhe që të mund të rrëmbejnë kornizën e argjendtë e bëjnë copë-copë ikonën çudibërëse të Shën Mërisë, mbrojtëse e kryeqytetit të Bizantit. Më vonë  aty rreth vitit 1511 kisha është kthyer në xhami /Karie xhami/, kurse që nga viti 1945 e këtej është muze. Akoma nuk është saktësuar se kurrë, pas dekretit të presidentit nga data 21 gusht 2020, ajo do të kthehet në një shtëpi lutëse islamike.  

Fotos: BGNES

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD

Arkeologët kanë zbuluar një varrim të pasur të një luftëtari trak të epokës romake

Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..

botuar më 24-08-22 5.56.MD