Ditën e 54 të protestave në Bullgari me kërkesë për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev protestuesit mblidhen para përfaqësisë së Komisionit Evropian në lidhje me aksionin e planifikuar prej tyre “Hapja në masë e syve”. Më këtë aksion të pakënaqurit kërkojnë që liderët politikë evropianë të shpallin pozitën e tyre të qartë, sepse sipas protestuesve udhëheqja e Kryeministrit Bojko Borisov shkakton krizë institucionale në vend, transmetuan reporterët e BNR-së.
Pasi DPS shpalli pozitën e vet kundër projektit të GERB-it për ndryshime në Kushtetutë dhe thirrjes së Kuvendit të Madh Popullor organizatorët e protestës nga e ashtuquajtura “Trio e Helmuar” shpallën pozitën e vet për dorëheqje të shpejtë të qeverisë së Bojko Borisovit, formimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme.
Sipas protestuesve ka një demokraci të rreme dhe mjete të shumta për projekte të mëdha infrastrukturore gjenden në xhepat privatë.
Mbeten të bllokuara tri udhëkryqe kryesore në kryeqytetin e Sofjes – në Orllov Most, midis Presidencës dhe Këshillit të Ministrave dhe pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit".Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..