Ditën e 54 të protestave në Bullgari me kërkesë për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev protestuesit mblidhen para përfaqësisë së Komisionit Evropian në lidhje me aksionin e planifikuar prej tyre “Hapja në masë e syve”. Më këtë aksion të pakënaqurit kërkojnë që liderët politikë evropianë të shpallin pozitën e tyre të qartë, sepse sipas protestuesve udhëheqja e Kryeministrit Bojko Borisov shkakton krizë institucionale në vend, transmetuan reporterët e BNR-së.
Pasi DPS shpalli pozitën e vet kundër projektit të GERB-it për ndryshime në Kushtetutë dhe thirrjes së Kuvendit të Madh Popullor organizatorët e protestës nga e ashtuquajtura “Trio e Helmuar” shpallën pozitën e vet për dorëheqje të shpejtë të qeverisë së Bojko Borisovit, formimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme.
Sipas protestuesve ka një demokraci të rreme dhe mjete të shumta për projekte të mëdha infrastrukturore gjenden në xhepat privatë.
Mbeten të bllokuara tri udhëkryqe kryesore në kryeqytetin e Sofjes – në Orllov Most, midis Presidencës dhe Këshillit të Ministrave dhe pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit".Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..
Për të katërtin vit, Forbes mbledh në një skenë mendjet pas inovacioneve më të rëndësishme në biznesin bullgar. Fituesit e çmimeve Forbes Innovation 2024 do të shpallen gjithashtu gjatë aktivitetit, i cili do të mbahet në Qendrën për Arte..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..