Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Magda Petkanova - një poeteshë e frymëzuar dhe personalitet simpatik

Foto: pixabay

“Në qoftë se ndonjë ditë, të do mideja raki nga Drama,

hajde për vizitë, bashkë me kalin sharkolia....”

Kështu fillon një nga këngët - hite më të famshme të qytetit /“këngët e qytetit” është një gjini muzikore e përhapur në Bullgari në fillim të shekullit XX/ , e cila ka një histori pothuajse njëqindvjeçare. Teksti është i publikuar gjatë vitit 1927 në përmbledhjen e vjershave “Këngë maqedonase”.Autore është Magda Petkanova, e cila ka lindur gjatë muajit gusht përpara 120 vjetëve, dhe e cila ka mbetur në historinë kulturore bullgare si një poeteshë e talentuar, dramaturge dhe skenariste...

Për njerëzit të cilët e kanë njohur zonja e bukur është një nënë e shkëlqyer, bashkëshorte dhe një nga gratë më interesante në Sofje gjatë asaj kohe. Ajo ka lindur gjatë vitit 1900 në fshatin Stamovo, në rrethinën e qytetit Stara Zagora. I kanë vënë emrin Smarajdi - gjyshes së saj për nga ana e mamasë e cila ka qenë me një prejardhje greke. Kurse gjyshi ka qenë me një interes të theksuar ndaj letërsisë dheеpërkrahшеlëvizjen çlirimtare Maqedonase. Smarajdi i trashëgon prej tij që të dyja sepse, përveç si një njeri i fjalës, ajo më vonë është dhe mes përkrahësve të revolucionarëve maqedonas. Ajo rritet në qytetin Radnevo, ku është dhe shtëpia e saj e babait, kurse kur fillon të publikojë poezinë e saj, zgjedh emrin Magda. Mezi 13 vjeçe e dërgojnë të mësojë në shkollën e Dytë të Mesme të Vajzave në Sofje. Jeton në konviktin e zonjës Uzunova, nëna e piktorit tonë të madh Deçko Uzunov. Pas kësaj për një periudhë të caktuar kohe studion matematikë në Universitetin e Sofjes. Martohet me shkrimtarin Mirosllav Minev, babai i vajzës së saj Zoja. Sëmuret nga tuberkulozi, por shpëton si me çudi me mjekësi popullore. Ndahet me  bashkëshortin e saj dhe përjeton një periudhë shumë të rëndë-në fillim të shekullit të 20 mendimi patriarkal dhe mentaliteti janë akoma mjaft të fortë dhe opinioni shoqëror nuk e shikon me sy të mira një nënë të vetme beqare. Gjatë vitit 1930 e njohin me shkrimtarin Konstantin Petkanov, burrë i ve me dy vajza. Shumë shpejt bëhet bashkëshorte e tij dhe që nga ky moment bëhet me tre vajza dhe ka një kohë shumë të kufizuar për të shkruar. Por, pavarësisht nga kjo, ajo mundet që të gërshetojë rolin e vet të një nëne, bashkëshorteje dhe amvise shtëpie, duke mos lënë pas dore dhe frymëzimin krijues.

Bashkë me burrin e saj mban lidhje miqësore me piktorin  Ilia Beshkov, me kompozitorët Ljubomir Pipkov, Marin Goleminov, me poetë, shkrimtarë dhe dramaturgë. Shkruan skenarin e filmit “Shibill” të regjisorit Zahari Zhandov, pjesa teatrale, si dhe libretin e operetës “Ivajllo” nga Marin Goleminovi.

Në pamje të parë Magda Petkanova ka arritur shumë-ajo është e pranuar shumë mirë mes rretheve intelektuale, ka disa përmbledhje vjershash të botuara e kështu me radhë. Por, gjatë viteve të fundit nga jeta e saj (ajo vdes gjatë vitit 1970) tregon me një farë keqardhjeje se ka humbur një kohë të shtrenjtë e të vlefshme, duke shkruar vetëm në pauzat e shkurtra midis detyrimeve të veta jetike. Nga ana tjetër, vajzat të cilat i ka rritur, e dhurojnë me një dashuri të sinqertë dhe një mirënjohje të madhe. Dhuntia e saj letrare është e vlerësuar shumë lartë, kurse dy nga këngët më të njohura, të lindura nga kultura e qytetit, janë të “renditura” në bazë të vjershave të saj - “Kurbetçi” (“....Të kam ndezur qirinj përpara fronit qiellor”) dhe “Në qoftë se fillon të vuash ndonjë ditë”. Dhe njohja më e madhe - në rrethet e gjera dhe sot e kësaj dite ato pranohen si një krijimtari popullore.

Në qoftë se fillon të vuash ndonjë ditë

Kurbetçi

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një bullgar nga zona e Vracës mund të jetë njeriu më jetëgjatë në botë

Kodet e identitetit janë baza e gjenealogjisë - një shkencë që merret me prejardhjen e brezave, me origjinën njerëzore, me lidhjet farefisnore. Kodet e identitetit na dallojnë si njerëz - është i bindur për këtë asistenti kryesor Rosen Gacin nga..

botuar më 24-10-04 7.40.PD

Asgjë nuk është e pamundur në muzikë

Më 1 tetor, bota feston gjuhën universale të muzikës. Vështirë se dikush dyshon në aftësinë e këtij arti për të shëruar shpirtrat dhe për t'u dhënë krahë mendimeve, por sot do të shtojmë edhe një histori tjetër që e vërteton këtë - atë të bateristit të..

botuar më 24-10-01 7.30.PD

Kur shkruaj tekste të ashpra publike, është pikërisht sepse e dua Bullgarinë dhe besoj në potencialin e bullgarëve

Kanë kaluar 116 vjet që nga 22 shtatori i vitit 1908, kur Bullgaria zuri vendin e saj të barabartë midis vendeve të tjera të pavarura të Evropës në atë kohë. Ndonëse, ndryshe nga Bashkimi, shpallja e Pavarësisë ishte një akt tërësisht politik, kjo nuk e..

botuar më 24-09-22 8.30.PD