“Në qoftë se ndonjë ditë, të do mideja raki nga Drama,
hajde për vizitë, bashkë me kalin sharkolia....”
Kështu fillon një nga këngët - hite më të famshme të qytetit /“këngët e qytetit” është një gjini muzikore e përhapur në Bullgari në fillim të shekullit XX/ , e cila ka një histori pothuajse njëqindvjeçare. Teksti është i publikuar gjatë vitit 1927 në përmbledhjen e vjershave “Këngë maqedonase”.Autore është Magda Petkanova, e cila ka lindur gjatë muajit gusht përpara 120 vjetëve, dhe e cila ka mbetur në historinë kulturore bullgare si një poeteshë e talentuar, dramaturge dhe skenariste...
Për njerëzit të cilët e kanë njohur zonja e bukur është një nënë e shkëlqyer, bashkëshorte dhe një nga gratë më interesante në Sofje gjatë asaj kohe. Ajo ka lindur gjatë vitit 1900 në fshatin Stamovo, në rrethinën e qytetit Stara Zagora. I kanë vënë emrin Smarajdi - gjyshes së saj për nga ana e mamasë e cila ka qenë me një prejardhje greke. Kurse gjyshi ka qenë me një interes të theksuar ndaj letërsisë dheеpërkrahшеlëvizjen çlirimtare Maqedonase. Smarajdi i trashëgon prej tij që të dyja sepse, përveç si një njeri i fjalës, ajo më vonë është dhe mes përkrahësve të revolucionarëve maqedonas. Ajo rritet në qytetin Radnevo, ku është dhe shtëpia e saj e babait, kurse kur fillon të publikojë poezinë e saj, zgjedh emrin Magda. Mezi 13 vjeçe e dërgojnë të mësojë në shkollën e Dytë të Mesme të Vajzave në Sofje. Jeton në konviktin e zonjës Uzunova, nëna e piktorit tonë të madh Deçko Uzunov. Pas kësaj për një periudhë të caktuar kohe studion matematikë në Universitetin e Sofjes. Martohet me shkrimtarin Mirosllav Minev, babai i vajzës së saj Zoja. Sëmuret nga tuberkulozi, por shpëton si me çudi me mjekësi popullore. Ndahet me bashkëshortin e saj dhe përjeton një periudhë shumë të rëndë-në fillim të shekullit të 20 mendimi patriarkal dhe mentaliteti janë akoma mjaft të fortë dhe opinioni shoqëror nuk e shikon me sy të mira një nënë të vetme beqare. Gjatë vitit 1930 e njohin me shkrimtarin Konstantin Petkanov, burrë i ve me dy vajza. Shumë shpejt bëhet bashkëshorte e tij dhe që nga ky moment bëhet me tre vajza dhe ka një kohë shumë të kufizuar për të shkruar. Por, pavarësisht nga kjo, ajo mundet që të gërshetojë rolin e vet të një nëne, bashkëshorteje dhe amvise shtëpie, duke mos lënë pas dore dhe frymëzimin krijues.
Bashkë me burrin e saj mban lidhje miqësore me piktorin Ilia Beshkov, me kompozitorët Ljubomir Pipkov, Marin Goleminov, me poetë, shkrimtarë dhe dramaturgë. Shkruan skenarin e filmit “Shibill” të regjisorit Zahari Zhandov, pjesa teatrale, si dhe libretin e operetës “Ivajllo” nga Marin Goleminovi.
Në pamje të parë Magda Petkanova ka arritur shumë-ajo është e pranuar shumë mirë mes rretheve intelektuale, ka disa përmbledhje vjershash të botuara e kështu me radhë. Por, gjatë viteve të fundit nga jeta e saj (ajo vdes gjatë vitit 1970) tregon me një farë keqardhjeje se ka humbur një kohë të shtrenjtë e të vlefshme, duke shkruar vetëm në pauzat e shkurtra midis detyrimeve të veta jetike. Nga ana tjetër, vajzat të cilat i ka rritur, e dhurojnë me një dashuri të sinqertë dhe një mirënjohje të madhe. Dhuntia e saj letrare është e vlerësuar shumë lartë, kurse dy nga këngët më të njohura, të lindura nga kultura e qytetit, janë të “renditura” në bazë të vjershave të saj - “Kurbetçi” (“....Të kam ndezur qirinj përpara fronit qiellor”) dhe “Në qoftë se fillon të vuash ndonjë ditë”. Dhe njohja më e madhe - në rrethet e gjera dhe sot e kësaj dite ato pranohen si një krijimtari popullore.
Në qoftë se fillon të vuash ndonjë ditë
Kurbetçi
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkivQyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..
Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..
Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..
Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit..