“Ne përkrahim protestuesit por nuk përkrahin anarkinë. Nuk duhet të ngatërrohen protestuesit me ata që bllokojnë qytetet.” Këtë e tha para BNT lideri i Partisë VOLJA dhe zëvendës kryetar i Parlamentit Veselin Mareshki. “Ata 10, 15, 50 ose 100 njerëz të cilët pengojnë jetën e njerëzve kërkojnë provokacionin për të hyrë në mediat”, mendon Mareshki. Sipas tij dorëheqja e qeverisë nuk mund të arrihet në këtë mënyrë. Sipas tij kjo e betonon qeverinë sepse ngjall pakënaqësi te shtetasit e tjerë. Veselin Mareshki shpjegoi se nuk erdhën për mbledhjen e jashtëzakonshme të parlamentit sepse nuk dëshirojnë që me “tatimet e pensionistëve, biznesmenëve dhe mësuesve bullgarë” të paguhet fushata paraelektorale e Kornelija Ninovës për lider të Partisë Socialiste bullgare.
Serbia blen avionë luftarakë “Rafale” nga Franca për 2.7 miliardë euro Për gjithsej 2,7 miliardë euro, Serbia do të blejë nga kompania franceze “Dassault Aviation” 12 avionë të rinj luftarakë “Rafale” – 9 me një vend dhe 3 dyvendësh...
Kabineti i dytë zyrtar, i kryesuar nga Dimitër Gllavçev, u betua para Kuvendit Popullor. Detyra kryesore e ekipit të ministrave në detyrë do të jetë sërish mbajtja e zgjedhjeve të ndershme, me votimin e radhës të parakohshëm parlamentar të planifikuar..
Në zbatim të Kushtetutës, presidenti Rumen Radev nënshkroi një dekret për emërimin e qeverisë së propozuar nga i nominuari për kryeministër të përkohshëm, Dimitër Gllavçev . Kabineti i ri pritet të betohet menjëherë para Asamblesë Kombëtare. Në..