Eмисия новини
от 07.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Mbledhja e jashtëzakonshme e parlamentit u dështua

Снимка: BGNES

U dështua mbledhja e jashtëzakonshme parlamentare thirrur me kërkesë të Partisë Socialiste Bullgare. Në të pritej të dëgjohet kryeministri Bojko Borisov dhe të diskutohet aktualizimi i buxhetit për shkak të masave ekonomike sociale për kapërcimin e pasojave nga kriza me Covid-19. Liderja e Partisë Socialiste Bullgare Kornelija Ninova arsyetoi kërkesën me argumentin se shteti vonon me masat e domosdoshme për kapërcimin e krizës më lehtë nga ekonomia dhe nga familjet. E majta insistonte të dëgjohet edhe ministri i brendshëm Hristo Terzijski për dhunën mbi gazetarët dhe protestues në kohën e Konferencës Kombëtare të partisë GERB. Në sallë erdhën 78 deputetë dhe kuorumi nga 121 nuk u sigurua. Nga Partia VMRO paraprakisht njoftuan, se nuk do të hyjnë në sallë. Pasi kryetarja e parlamentit Cveta Karajançeva shpalli se nuk mund të zhvillohet mbledhja, e majta thirri “Dorëheqje”. Që parasë të fillojë mbledhja e parlamentit para godinës së Kuvendit Popullor u mblodhën protestues. Ata pritën deputetët me vezë dhe domate dhe me brohoritjet “Dorëheqje”, informojnë reporterët e Radios Kombëtare Bullgare.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна