Krahas eksponateve nga ekspozita e vet e përhershme Muzeu Historik Regjional – Sofje hap më 13 gusht pjesën e parë të ekspozitës “Histori midis”, e cila do të vazhdojë deri në fund të shtatorit. Projekti është i fondacionit “Arti – vepra dhe dokumente”, i cili parashikon dy ekspozita me radhë (gusht-shtator, tetor-nëntor).
Në ekspozitën e parë theksi është te dy gra me fate të lidhura me ato të personaliteteve të shquara. Gjatë shtatorit do të përfshihet dhe një tregim për Magdalina Stançevën – arkeologe e njohur nga Sofja, e cila ka bërë shumë zbulime arkeologjike për kryeqytetin.
Në ekspozitën tjetër janë përfshirë vepra të artistëve bashkëkohorë kushtuar aspekteve të ndryshme të historisë së Sofjes. Një pjesë prej tyre kanë punuar mbi projekte të lidhura me periudhën pas vitit 1944.“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...