Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu Historik në Sofje prezanton “Histori midis”

Foto: sofiahistorymuseum.bg

Krahas eksponateve nga ekspozita e vet e përhershme Muzeu Historik Regjional – Sofje hap më 13 gusht pjesën e parë të ekspozitës “Histori midis”, e cila do të vazhdojë deri në fund të shtatorit. Projekti është i fondacionit “Arti – vepra dhe dokumente”, i cili parashikon dy ekspozita me radhë (gusht-shtator, tetor-nëntor).

Në ekspozitën e parë theksi është te dy gra me fate të lidhura me ato të personaliteteve të shquara. Gjatë shtatorit do të përfshihet dhe një tregim për Magdalina Stançevën – arkeologe e njohur nga Sofja, e cila ka bërë shumë zbulime arkeologjike për kryeqytetin.

Në ekspozitën tjetër janë përfshirë vepra të artistëve bashkëkohorë kushtuar aspekteve të ndryshme të historisë së Sofjes. Një pjesë prej tyre kanë punuar mbi projekte të lidhura me periudhën pas vitit 1944.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD