Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prona e afaristit Ivo Prokopiev nuk e kufizon aksesin te deti

Shtëpia e Ivo Prokopievit në Buxhaka
Foto: BGNES

Afaristi dhe botues Ivo Prokopiev deklaroi para BNR-së se shtëpia e tij në krahinën Buxhaka para së cilës sot u organizua protestë është ndërtuar në përputhje me të gjitha kërkesat e ligjit. Ai vuri në dukje se kurrë nuk ka pasur barriera, ose pengesa të tjera, të cilat të vështirësojnë aksesin nga toka drejt detit dhe nga deti drejt tokës.

Prokopiev komentoi edhe protestat antiqeveritare me fjalët se shumë prej bullgarëve ndihen të zhgënjyer gjatë 10 viteve të fundit. Sipas tij kjo që mund t’i vërë fund modelit të qeverisjes, i cili çoi në sundimin e shtetit dhe institucioneve, është votimi në masë i njerëzve.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria do t’i japë 100 mijë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur popullsinë civile në Gazë

Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...

botuar më 24-11-21 10.57.PD

Ministrat e Jashtëm bullgar dhe shqiptar janë për përshpejtimin e ndërtimit të korridorit nr.8

Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..

botuar më 24-11-21 10.21.PD

Erërat e forta uragane shkaktuan dëme në qytetin Vraca dhe në zonën përreth

Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..

botuar më 24-11-21 9.15.PD