Aksioni i Prokurorisë në Presidencë dhe aksioni i Hristo Ivanovit në Rosenec, të cilat i provokuan protestat, janë vetëm xixa shpërthyese e pakënaqësisë së grumbulluar gjatë viteve të kaluara. Këtë e tha në një intervistë për BNR-në politologu dhe pedagog në Universitetin e Ri Bullgar Hristo Pançugov. Sipas tij një prej sukseseve të protestës është kthimi i ndjenjës së qytetarëve bullgarë se mund të kontrollojnë dhe ta ndryshojnë politikën bullgare. Prandaj ai është i mendimit se protestat nuk do të ndalojnë, ndërsa shtyrja e dhënies së dorëheqjes është një hap taktik deri në momentin e përshtatshëm për zgjedhjet e ardhshme.
Sipas Hristo Pançugovit aktualisht Kryeministri Bojko Borisov paguan çmimin e imazhit të tij të krijuar gjatë viteve se zbaton rekomandimet politike të një ose tjetër interesi privat në Bullgari.Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..