Aksioni i Prokurorisë në Presidencë dhe aksioni i Hristo Ivanovit në Rosenec, të cilat i provokuan protestat, janë vetëm xixa shpërthyese e pakënaqësisë së grumbulluar gjatë viteve të kaluara. Këtë e tha në një intervistë për BNR-në politologu dhe pedagog në Universitetin e Ri Bullgar Hristo Pançugov. Sipas tij një prej sukseseve të protestës është kthimi i ndjenjës së qytetarëve bullgarë se mund të kontrollojnë dhe ta ndryshojnë politikën bullgare. Prandaj ai është i mendimit se protestat nuk do të ndalojnë, ndërsa shtyrja e dhënies së dorëheqjes është një hap taktik deri në momentin e përshtatshëm për zgjedhjet e ardhshme.
Sipas Hristo Pançugovit aktualisht Kryeministri Bojko Borisov paguan çmimin e imazhit të tij të krijuar gjatë viteve se zbaton rekomandimet politike të një ose tjetër interesi privat në Bullgari.Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..