Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Politologu Hristo Pançugov: Protestat nuk do të ndalojnë

Hristo Pançugov
Foto: BGNES

Aksioni i Prokurorisë në Presidencë dhe aksioni i Hristo Ivanovit në Rosenec, të cilat i provokuan protestat, janë vetëm xixa shpërthyese e pakënaqësisë së grumbulluar gjatë viteve të kaluara. Këtë e tha në një intervistë për BNR-në politologu dhe pedagog në Universitetin e Ri Bullgar Hristo Pançugov. Sipas tij një prej sukseseve të protestës është kthimi i ndjenjës së qytetarëve bullgarë se mund të kontrollojnë dhe ta ndryshojnë politikën bullgare. Prandaj ai është i mendimit se protestat nuk do të ndalojnë, ndërsa shtyrja e dhënies së dorëheqjes është një hap taktik deri në momentin e përshtatshëm për zgjedhjet e ardhshme.

Sipas Hristo Pançugovit aktualisht Kryeministri Bojko Borisov paguan çmimin e imazhit të tij të krijuar gjatë viteve se zbaton rekomandimet politike të një ose tjetër interesi privat në Bullgari.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..

botuar më 24-11-08 3.30.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova e quajti Asamblenë e re Kombëtare "të paligjshme"

Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..

botuar më 24-11-07 5.38.MD
Ljupço Georgievski dhe avokati Naser Raufi (djathtas)

Bullgarët nga Manastiri do të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre para gjykatës në Strasburg

Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..

botuar më 24-11-07 9.51.PD