Këtë mëngjes protestuesit shpallën se kanë liruar vullnetarisht një prej udhëkryqeve kryesore të bllokuara prej tyre në Sofje – tek godina e Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. “E lirojmë udhëkryqin që të mund të udhëtojnë më lehtë bashkëqytetarët tanë. E zhvendosim këtë kamp para Këshillit të Ministrave, sepse presim që Bojko Borisov të marrë një vendim të rëndësishëm. Dua që ta inkurajojmë për të marrë vendimin e drejtë dhe ai është “dorëheqje”, deklaroi para BNR-së një pjesëmarrës në protestat antiqeveritare.
Dje në profilin e vet në Facebook Kryeministri Bojko Borisov publikoi një fotografi me nipërit e vet, ku shkroi: “Shtëpia është atje, ku ata buzëqeshin. Gjithmonë është mirë të flasësh me një fëmijë, vendimet më të mira vijnë nga ata!”
Dita e djeshme e 32 e protestave në Sofje mbaroi me një demonstratë me pishtarë në bulevardin kryesor “Carigradsko Shose”. Protestuesit shkruan me pishtarët e tyre “Dorëheqje”.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..