Këtë mëngjes protestuesit shpallën se kanë liruar vullnetarisht një prej udhëkryqeve kryesore të bllokuara prej tyre në Sofje – tek godina e Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. “E lirojmë udhëkryqin që të mund të udhëtojnë më lehtë bashkëqytetarët tanë. E zhvendosim këtë kamp para Këshillit të Ministrave, sepse presim që Bojko Borisov të marrë një vendim të rëndësishëm. Dua që ta inkurajojmë për të marrë vendimin e drejtë dhe ai është “dorëheqje”, deklaroi para BNR-së një pjesëmarrës në protestat antiqeveritare.
Dje në profilin e vet në Facebook Kryeministri Bojko Borisov publikoi një fotografi me nipërit e vet, ku shkroi: “Shtëpia është atje, ku ata buzëqeshin. Gjithmonë është mirë të flasësh me një fëmijë, vendimet më të mira vijnë nga ata!”
Dita e djeshme e 32 e protestave në Sofje mbaroi me një demonstratë me pishtarë në bulevardin kryesor “Carigradsko Shose”. Protestuesit shkruan me pishtarët e tyre “Dorëheqje”.Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..