Ofertat e punës janë ulur 40% gjatë vitit të fundit, tregojnë të dhënat e platformës më të njohur në Bullgari për oferta në tregun e punës, cituar nga reporterët e BNR-së. Të dhënat janë për muajin korrik të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019.
Vetëm gjatë muajit të fundit ofrimi i vendeve të punës është kufizuar 9%.
Ulje të ofertave ka në pothuaj të gjithë sektorët e ekonomisë. Më e madhja është në hoteleri dhe shërbimet e restoranteve, të pasuar nga shëndetësia dhe farmacia, ndërtimi dhe veprimtaritë administrative.
70% e ofertave të publikuara të punës janë përqendruar në Sofje, Varna, Plovdiv, Burgas, Ruse dhe Stara Zagora.Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..
Ekonomia bullgare u rrit me 2,2% në tremujorin e tretë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas vlerësimit ekspres të Institutit Kombëtar të Statistikave. Konsumi final shënoi rritje prej 4.6%, importet e mallrave dhe shërbimeve u..
Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..