Ofertat e punës janë ulur 40% gjatë vitit të fundit, tregojnë të dhënat e platformës më të njohur në Bullgari për oferta në tregun e punës, cituar nga reporterët e BNR-së. Të dhënat janë për muajin korrik të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019.
Vetëm gjatë muajit të fundit ofrimi i vendeve të punës është kufizuar 9%.
Ulje të ofertave ka në pothuaj të gjithë sektorët e ekonomisë. Më e madhja është në hoteleri dhe shërbimet e restoranteve, të pasuar nga shëndetësia dhe farmacia, ndërtimi dhe veprimtaritë administrative.
70% e ofertave të publikuara të punës janë përqendruar në Sofje, Varna, Plovdiv, Burgas, Ruse dhe Stara Zagora.Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..
Situata financiare në vend është kritike, deklaroi para disa ditësh ministrja e re e financave Temenuzhka Petkova. Kështu, lajmet e vogla të mira për ngadalësimin e inflacionit /në bazë vjetore/ dhe rënien e kufijve të Shengenit që nga fillimi i vitit..
Gjermania mbetet partneri më i fortë ekonomik i Bullgarisë. Tregtia mes tyre për vitin 2024 arrin në 12 miliardë euro, tha Tim Kurt, president i Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë. Në pritjen e Vitit të Ri të Dhomës në Sofje, çmimet e..
Bullgaria ka kushte të favorshme klimatike për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, madje edhe në stinët kalimtare të pranverës dhe vjeshtës. Ndër..