Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mikro-instalimet inteligjente ndihmojnë familjet të kursejnë në faturat e energjisë elektrike në Bullgari

Habitat Bulgaria analizon rezultatet e një projekti pilot për fotovoltaikët diellorë të ballkoneve

Foto: Habitat Bulgaria

Bullgaria ka kushte të favorshme klimatike për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, madje edhe në stinët kalimtare të pranverës dhe vjeshtës. Ndër qytetet me kushte më të mira për përdorimin e sistemeve fotovoltaike është Dupnica. Qyteti bullgar jugperëndimor u zgjodh nga organizata jofitimprurëse Habitat Bulgaria për të kryer një projekt pilot, i cili tani për tani ka hapur derën drejt përfitimeve të zbatimit të sistemeve mikro-solare për nevojat shtëpiake. Dhe megjithëse mikro-instalimet kanë funksionuar që nga tetori i vitit të kaluar, rezultatet janë tashmë të dukshme - sistemet e instaluara në gjashtë familje të pafavorizuara nga ana sociale kanë arritur të prodhojnë 30% të energjisë që konsumojnë.

Suksesi i mikro-instalimit diellor, i zbatuar fjalë për fjalë në ballkonet e ndërtesave me të përbëra nga shumë familje, ngre pyetjen - çfarë e pengon një përfshirje më të gjerë në familje, veçanërisht në kategorinë e njerëzve të varfër nga ana energjetike?

Rezulton se pengesat janë kryesisht administrative dhe pothuajse aspak kur bëhet fjalë për instalimin dhe funksionimin e të ashtuquajturve sisteme diellore "plug-in". Panelet diellore kanë një fuqi maksimale deri në 800W në mikroinverter. Në rastin tonë, megjithatë, në projektin demonstrues ato janë deri në 440 W, kështu që në këtë fazë nuk mund të japim të gjithë zgjidhjen”, shpjegon Asja Dobruxhalieva, menaxhere e projektit në Habitat Bulgaria:
Asja Dobruxhalieva
"Rezultatet në tetor tregojnë se këto instalime prodhonin 63 kW brenda vetëm një muaji të favorshëm. Për të bërë krahasim, konsumi i energjisë elektrike në familje në të njëjtin muaj ishte 203 kW. Kjo praktikisht tregon se pothuajse 30% e energjisë së nevojshme është prodhuar nga instalimi fotovoltaik. Nëse do të kishim një instalim fotovoltaik standard, do të kishim një përqindje akoma më të lartë të energjisë së prodhuar nga vetë mikroinstalimi. Ne zgjodhëm familjet ku ka një banor të përhershëm gjatë ditës - konsumi i energjisë gjatë ditës është vendimtar, pastaj paneli diellor prodhon energji, e cila konsumohet drejtpërdrejt. 

Kjo gjithashtu bën që njerëzit atje të ndryshojnë modelet e tyre të konsumit, për shembull, duke gatuar në një sobë elektrike gjatë ditës, me energjinë që keni prodhuar vetë, në vend të tarifës më të lirë gjatë natës, me energjinë e shpërndarë përmes rrjetit. Ky është parimi - për të prodhuar energji për ta konsumuar atë, jo për ta kthyer atë në rrjetin elektrik. Përfitimet e instalimeve të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në mjedisin dhe klimën - është energji e pastër dhe ne nuk përdorim një burim ndotës kur e marrim atë."

Vetëm për vitin 2024 rreth 1 milion instalime të ngjashme janë instaluar edhe në Gjermani, një nga vendet ku ky treg po zhvillohet me shpejtësi. Bullgaria mbetet në polin tjetër dhe varfëria energjetike në vendin tonë është një nga më të lartat në BE. Agjencia për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Energjisë vlerëson se pothuajse 28% e njerëzve në vend janë në varfëri energjetike – një gjendje që përcaktohet si nga të ardhurat e familjes dhe dobësia sociale, ashtu edhe nga cilësia e shtëpisë, nëse ajo është izoluar.

"Ne nuk kemi kulturë energjetike. Çdo familje e di se sa energji elektrike paguan, por për pyetjen "për sa KW orë energji keni paguar?", pak njerëz do të mund të thonë - shpjegon ekspertja Asja Dobrudalieva. - Këto mikro-instalime japin pikërisht këtë përgjigje dhe bëjnë një ndryshim në sjelljen tonë si konsumatorë. Ju filloni të monitoroni sa energji prodhoni, sa energji konsumoni dhe merrni parasysh se çfarë mund të ndizni dhe çfarë mund të fikni gjatë ditës. Ne synojmë të bëjmë të mundur këtë raportim të energjisë së konsumuar dhe të kthyer në rrjet nga burimi ynë, të paktën për familjet që janë në varfëri energjetike, sepse kjo mund të jetë një mbështetje për to. "Nëse ata kanë një subvencion që u lejon atyre të instalojnë instalime të tilla dhe të përdorin energjinë që prodhojnë, dhe më pas të llogaritet neto energjia që prodhojnë dhe kthehen në rrjet - kjo do të ishte një ndihmë e rëndësishme."

Jo më kot projekti pilot përfshin shtëpi me mungesë të energjisë në Dupnica - ne përdorim një regjim më të lehtë për instalimin e këtyre paneleve, pasi ndërtesat janë 100% pronë e bashkisë dhe nuk kërkohet pëlqimi i pronarëve të tjerë të shtëpive - shpjegon Desisllava Ivanova, eksperte kryesore "Europrojects" në administratën bashkiake të këtij projekti në Dupnica, Bullgari. Kriteri social ishte më i rëndësishmi në përzgjedhjen e familjeve:

"Roli i Bashkisë Dupnica në këtë rast ishte të identifikonte familjet dhe të ndihmonte në zbatimin e procedurave administrative. Konkluzioni ynë është se duhet të bëhen ndryshime përkatëse legjislative për të lehtësuar regjimin sipas të cilit çdo familje mund të instalonte një panel të tillë. Si një ekspert që mora pjesë në të gjithë procesin, besoj se kjo do të ishte një nga zgjidhjet e mira për problemin e varfërisë energjetike, pasi mund të drejtohej si ndihmë e drejtpërdrejtë për familjet në mungesë të energjisë elektrike. Tani ata marrin një shumë të caktuar gjatë sezonit të ngrohjes, me të cilën paguajnë karburantin e ngurtë. Instalimi i mikro-instalimeve diellore është një investim afatgjatë që jep shpejt rezultate të mira, është i padëmshëm dhe ndihmon familjen të menaxhojë konsumin e vet."


Foto: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georg Georgiev

Ministria e Jashtme e Bullgarisë është e shqetësuar për rrezikun e ndalimit të importeve të çipave nga SHBA

Ne jemi të shqetësuar për rreziqet e një zgjerimi të mundshëm të kufizimeve të SHBA-së për eksportin e çipave të përdorur për zhvillimin e inteligjencës artificiale. Është e mundur që nga 15 maji 2025 të vendosen kufizime nga SHBA ndaj Bullgarisë..

botuar më 25-03-12 11.30.PD

Kompanitë bullgare po tregojnë interes në rritje për panairet e specializuara në Gjermani

89% e investitorëve gjermanë në Bullgari do të zgjidhnin sërish vendin tonë për investimet e tyre – sipas një sondazhi të Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë (GBITK), të kryer në vitin 2024. Gjermania vazhdon të jetë një partner kyç përsa..

botuar më 25-03-04 7.30.PD
Temenuzhka Petkova

Ministri i financave pret buxhetin e vitit 2026 të jetë në euro

Buxheti i vitit 2025 është buxheti i mundshëm dhe mendoj se do të jetë i fundit që Bullgaria e pranon në leva. Këtë e tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova për bTV. Projektligji për buxhetin e shtetit për vitin 2025 u përgatit pa parashikuar..

botuar më 25-03-03 11.28.PD