Mbi 28 mln euro (56,5 mln leva) do të sigurohen për blegtorinë. Marrëveshja u arrit në një takim të Kryeministrit Bojko Borisov dhe të Ministres së Bujqësisë Desisllava Taneva me përfaqësues të sektorit, bëri të ditur në sajtin e vet Ministria e Bujqësisë.
Ndihma është për përmirësimin e likuiditetit të ekonomive bujqësore, të cilat i kanë shtyrë kreditë e veta dhe nuk janë në gjendje t’i shlyejnë në kushtet e pandemisë. Për këto mjete do të kërkohet notifikim nga Komisioni Evropian. Borisov shtoi gjithashtu se janë siguruar mbi 13 mln euro (26 mln leva) për blegtorët që kanë pësuar humbje për shkak të thatësirës.Nga 1 tetori, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) shtrëngon kriteret për bankat për dhënien e kredive për banesa. Vendimi i Bankës Qendrore vjen pas një analize që tregon rritje të ndjeshme të kredive në segment dhe përshpejtimin e saj në tremujorin e dytë..
Deficiti buxhetor i kalon 3 miliardë leva dhe situata vazhdon të përkeqësohet, tha për BNR ekonomisti Mihaill Krëstev. “Megjithatë, kjo nuk është prerogativë e politikanëve në krizën politike në të cilën ndodhemi – ata nuk flasin për financa,..
Korporata Toshiba Energy Systems & Solutions do të ndihmojë Bullgarinë për të rivendosur sa më shpejt punën e Hidrocentralit “Çaira”, u bë e qartë gjatë vizitës së ministrit në detyrë të energjetikës Vlladimir Malinov në Tokio. Hidrocentrali..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të..