Mbi 28 mln euro (56,5 mln leva) do të sigurohen për blegtorinë. Marrëveshja u arrit në një takim të Kryeministrit Bojko Borisov dhe të Ministres së Bujqësisë Desisllava Taneva me përfaqësues të sektorit, bëri të ditur në sajtin e vet Ministria e Bujqësisë.
Ndihma është për përmirësimin e likuiditetit të ekonomive bujqësore, të cilat i kanë shtyrë kreditë e veta dhe nuk janë në gjendje t’i shlyejnë në kushtet e pandemisë. Për këto mjete do të kërkohet notifikim nga Komisioni Evropian. Borisov shtoi gjithashtu se janë siguruar mbi 13 mln euro (26 mln leva) për blegtorët që kanë pësuar humbje për shkak të thatësirës.Gjatë seancës së kaluar të PE-së, u prezantuan parametrat më të rëndësishëm të buxhetit të BE-së për shtatë vitet e ardhshme, një procedurë jashtëzakonisht komplekse që kërkon marrëveshje të plotë midis shteteve anëtare, dhe që ndërlikohet më tej në..
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i..
Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..
Gjatë seancës së kaluar të PE-së, u prezantuan parametrat më të rëndësishëm të buxhetit të BE-së për shtatë vitet e ardhshme, një procedurë..