Sot, më 1 gusht fillojnë kreshmët, të cilat paraprijnë kremten e madhe të krishterë të Fjetjes së Hyjlindëses, të cilën e festojmë më 15 gusht. Gjatë kësaj periudhe feja u ndalon besimtarëve të hanë mish e bulmet me qëllim lartësim shpirtëror dhe pendim për veprat e këqija. Ato janë lidhur me shpresën dhe dashurinë e të krishterëve ortodoksë ndaj Nënës së Shenjtë dhe kanë karakter të rreptë, si Kreshmët e Mëdha. Ditën e parë të kreshmës 1 gusht në kishat ortodokse kryhet një liturgji për shenjtërimin e ujit. Vetëm në festën e Shndërrimit të Zotit (6 gusht) është lejuar konsumi i peshkut. Kreshma vazhdon dy javë deri më 14 gusht.
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..