Në kryeqytet dhe në mbi 10 qytete të mëdha të vendit u zhvillua protestë kombëtare. Në Ruse u bllokua rruga drejt Urës së Danubit dhe kufiri me Rumaninë. Kërkesat për dorëheqje të qeverisë, Kryeministrit dhe Kryeprokurorit mbeten të pandryshuara tashmë 21 ditë. Pasi gjatë ditës dhjetëra të pakënaqur bllokonin periodikisht udhëkryqe kryesore, në mbrëmje në protestë kishte një procesion të shkurtër që nga Pallati i Gjykatës deri në godinat qeveritare në qendër të Sofjes, ku u bashkuan me të pakënaqurit e tjerë, të cilët zhvilluan miting.
Oratorët deklaruan se do të mbeten në çadra në të ashtuquajturin “trekëndësh i pushtetit”, ku janë godinat e Kuvendit Popullor, të qeverisë dhe të Presidencës, derisa të mos marrin dorëheqjet e kërkuara.
Kryeministri Bojko Borisov bëri thirrje për ndalim të bllokadave që të mos vështirësohet lëvizja e qytetarëve të tjerë dhe akuzoi një prej organizatorëve të protestës se ka kërkuar që t’i bëjë atij PR politik kundrejt pagesës, por Kryeministri e ka refuzuar ofertën.Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..