Në kryeqytet dhe në mbi 10 qytete të mëdha të vendit u zhvillua protestë kombëtare. Në Ruse u bllokua rruga drejt Urës së Danubit dhe kufiri me Rumaninë. Kërkesat për dorëheqje të qeverisë, Kryeministrit dhe Kryeprokurorit mbeten të pandryshuara tashmë 21 ditë. Pasi gjatë ditës dhjetëra të pakënaqur bllokonin periodikisht udhëkryqe kryesore, në mbrëmje në protestë kishte një procesion të shkurtër që nga Pallati i Gjykatës deri në godinat qeveritare në qendër të Sofjes, ku u bashkuan me të pakënaqurit e tjerë, të cilët zhvilluan miting.
Oratorët deklaruan se do të mbeten në çadra në të ashtuquajturin “trekëndësh i pushtetit”, ku janë godinat e Kuvendit Popullor, të qeverisë dhe të Presidencës, derisa të mos marrin dorëheqjet e kërkuara.
Kryeministri Bojko Borisov bëri thirrje për ndalim të bllokadave që të mos vështirësohet lëvizja e qytetarëve të tjerë dhe akuzoi një prej organizatorëve të protestës se ka kërkuar që t’i bëjë atij PR politik kundrejt pagesës, por Kryeministri e ka refuzuar ofertën.Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..