“Arritja e marrëveshjes për krijimin e fondit për rimëkëmbjen e Evropës është një sukses për tërë Bashkimin Evropian, por buxheti për ne nuk është i garantuar dhe gjithçka është në duart tona” – deklaroi para BNR-së Ilijana Canova, zëvendës drejtuese e Fondit të Investimeve të BE-së, me rastin e financimit të ardhshëm të vendit tonë me vlerë 29 mlrd euro.
Sipas saj Bullgaria ka marrë shans për ta transformuar ekonominë e vet dhe nga ajo varet nëse do të mund të përfitojë nga kjo mundësi apo jo. Mirëpo, ajo nënvizoi se që prej kohe nuk disponojmë program dhe strategji ekonomike. “Në qoftë se nuk përfitojmë nga mundësia e dhënë kjo do të jetë në dëm të shoqërisë”, shtoi ekonomistja. Për mendimin e saj “ne po lavdërohemi me më shumë para, sepse po përparojmë ngadalë.”Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..