“Arritja e marrëveshjes për krijimin e fondit për rimëkëmbjen e Evropës është një sukses për tërë Bashkimin Evropian, por buxheti për ne nuk është i garantuar dhe gjithçka është në duart tona” – deklaroi para BNR-së Ilijana Canova, zëvendës drejtuese e Fondit të Investimeve të BE-së, me rastin e financimit të ardhshëm të vendit tonë me vlerë 29 mlrd euro.
Sipas saj Bullgaria ka marrë shans për ta transformuar ekonominë e vet dhe nga ajo varet nëse do të mund të përfitojë nga kjo mundësi apo jo. Mirëpo, ajo nënvizoi se që prej kohe nuk disponojmë program dhe strategji ekonomike. “Në qoftë se nuk përfitojmë nga mundësia e dhënë kjo do të jetë në dëm të shoqërisë”, shtoi ekonomistja. Për mendimin e saj “ne po lavdërohemi me më shumë para, sepse po përparojmë ngadalë.”Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..