Kontrollime nën udhëheqjen e prokurorisë zbuluan shumë shkelje në ndërtimin dhe shfrytëzimin e objekteve përgjatë bregdetit bullgar. Ndër shkeljet është edhe ndalimi i hyrjes së lirë të shtetasve në plazhin “Rosenec”, që gjendet nja 15 kilometra nga Burgasi. Ligji u shkel edhe me ndërtimin e portit dhe ndërtesës dykatëshe aty – pronë të kryetarit nderi të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri Ahmed Dogan. Ndër shkeljet e zbuluara është edhe ndërtimi i murit mbrojtës në rajonin e mbrojtur “Alepu” pranë qytetit Sozopoll, i cili nuk parashikohet në projektin e miratuar investues.
Nga prokuroria njoftuan, se kontrollimet vazhdojnë.
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..