Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Përplasje me policinë dhe një politikan i arrestuar në plazhin “Rosenec”

Parku Rosenec
Снимка: BNR, Radio Burgas

Qindra njerëz u mblodhën për të bërë plazh në vijën bregdetare, e cila ndodhet nën regjim të posaçëm të ruajtjes, sepse ndodhet pranë rezidencës luksoze të kryetarit të nderit të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë Ahmed Dogan.

Ndërkohë mbi pesë mijë përkrahës të Lëvizjes u mblodhën pranë gardhit së pallatit duke treguar solidaritet me ish-liderin politik.

Grupi, i cili kishte ardhur në plazh në përgjigje të thirrjes së nismës “Po, Bullgaria” tashmë disa orë nuk mund të hyjë në territorin bregdetar, i cili është pronë publike dhe shtetërore, sepse aksesi në të është bllokuar nga policia. Në këtë situatë kishte përplasje mes policëve dhe qytetarëve, u arrestua një aktivist i “Po, Bullgarisë”, Ivajllo Mirçev, kurse disa njerëz në uniforma u lënduan.  

Kryetari i baskisë së qytetit Burgas cilësoi si gabim moslejimin e aksesit të njerëzve në zonën pranë pronës private. Sipas informacioneve të fundit një pjesë prej njerëzve do të përcillen në plazh, duke përdorur një shteg që rrethon pronën private.  


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени