Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Laureatët nga konkursi i Radios Kombëtare Bullgare “Pranvera 2020” − Grupi “Hayes&Y”

Hayes & Y
Foto: Maria Sabotinova

Edicioni i 51 i Konkursit të Radios Kombëtare Bullgare “Pranvera 2020” - për këngë pop dhe rok bullgare, u dha mundësi muzikantëve të shumtë bullgarë që punojnë si në vend ashtu edhe jashtë shtetit të marrin pjesë në konkurrim. Mes të dalluarve janë djemtë nga grupi Hayes&Y të cilët prej viteve jetojnë dhe krijojnë në Mançester të Britanisë së Madhe. Ata fituan çmimin më të madh – pjesëmarrje në Festivalin e ardhshëm Evropian “Evrosonik” në Groningen të Holandës. Fituan dhe çmimin e dytë, në sajë të votës së dëgjuesve. Kënga e cila u solli njohje është Call The Policе. Autor i muzikës dhe i tekstit është Bllagosllav Anastasov, ndërsa tërë grupi e bëri aranzhimin dhe u bë producent. Ivajllo Delev, basisti i Hayes&Y, tregon:

“Ne prej shumë kohe e ndjekim konkursin, por deri tani nuk kishim mundësi të marrim pjesë në të. Por për fat, sivjet mundëm jo vetëm të shkruajmë këngë, por dhe të prezantohemi në mënyrë të suksesshme. Grupi ynë në këtë përbërje, ekziston që nga viti 2015, por pjesa kryesore prej saj jemi bashkë akoma që nga Gjimnazi Anglez në Sofje, me fjalë të tjera prej shumë kohe. Përjashtim bën Dennis Hallback- bateri, i cili është nga Finlanda. Të tjerët në „Hayes & Y“ janë Bllagosllav  Anastasov /vokal dhe kitarë ritmike/, Radosllav Llozanski /kitarë/ dhe unë. Ne njihemi shumë mirë, secili e di se çfarë muzikë pëlqejnë të tjerët, por gjithmonë mundohemi të unifikojmë shijen tonë muzikore. Deri në këtë moment kemi nxjerrë katër albume të shkurtra dhe disa këngë më vete. Autori kryesor i muzikës dhe i teksteve është Bllagosllav , kurse aranzhimet i bëjmë bashkë në procesin e punës. Ky çmim për ne është një arritje shumë e madhe. Jo vetëm sepse fitojmë çmim nga edicioni i 51 të këtij konkursi, por dhe për shkak se do të kemi shansin të ekzekutojmë në një skenë kaq prestigjioze si kjo në Groningen. Kjo është një mundësi për krijimin e kontakteve të reja për ne si grup. Kurse aktualisht  po mendojmë  për turneun tonë të ardhshëm të shkurtër në Bullgari gjatë muajit gusht. Ai do të përfshijë qytetet Plovdiv - më 20.08, Sofje më 21.08, Varna më 22.08 dhe Burgas 23.08.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD

Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje

Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..

botuar më 24-11-05 9.10.PD

Kottarashky prezanton filmin "Kutia e zezë ballkanike" në Berlin

Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..

botuar më 24-11-05 6.10.PD