Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do nga BE-ja për të marrë parasysh rreziqet për sigurinë në Ballkan

Krasimir Karakaçanov dhe Annegret Kramp-Karrenbauer
Foto: BTA

Ministri bullgar i Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov dhe homologja e tij gjermane Annegret Kramp-Karrenbauer folën për domosdoshmërinë për një analizë të tërësishme të rreziqeve për Evropën.

Ka nevojë dhe për një analizë të tërësishme të rreziqeve, jo vetëm mbi temat e përbashkëta, si Lindja e Mesme dhe regjioni i Detit të Zi, por edhe për regjione të tjera dhe zona të konflikteve, vuri në dukje Karakaçanov. Sa u përket rreziqeve që mund të vijnë nga Gadishulli Ballkanik Bullgaria me ekspertizën e saj mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme, shtoi ai.

Annegret Kramp-Karrenbauer nga ana e vet shtoi se do që të forcohet bashkëpunimi në fushën e industrisë mbrojtëse. Lidhur me këtë ekspertë bullgarë do të vizitojnë Berlinin, që të njihen me kapacitetet gjermane të prodhimit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 22 nëntorin

Ditën e premte era nga jugu do të forcohet dhe do të jetë mesatare dhe e fortë, në vendet paraballkanike dhe në shpatet veriore të maleve nga Bullgaria Jugore – me stuhi. Vranësirat do të jenë të shpërndara, të konsiderueshme në zonat perëndimore, por..

botuar më 24-11-21 7.40.MD

Mungesa e energjisë elektrike pritet në fillim të vitit të ardhshëm

Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..

botuar më 24-11-21 6.31.MD

Nënpresidentja Ilijana Jotova: “Për shkak të ndryshimeve në Kushtetutë nuk mund të zgjidhet kryetar i Kuvendit Popullor”

Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...

botuar më 24-11-21 4.56.MD