Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nderojmë Patriarkun e Letërsisë Bullgare Ivan Vazov

Më 9 korrik mbushen 170 vjet nga lindja e tij

Portreti i Ivan Vazovit, piktor Gjeorgji Evstatiev
Foto: arkiv

I gjithë viti 2020 kalon nën shenjën e një jubileu të madh e të shënuar - 170 vjet nga lindja e poetit gjenial bullgar, shkrimtar dhe veprimtar shoqëror Ivan Vazov. Për shkak të krijimeve të tij, kushtuar Bullgarisë, popullit dhe heronjve të saj, akoma duke qenë gjallë ai është titulluar Patriarku i Letërsisë Bullgare.

Romani i tij “Nën zgjedhë”(1894), odat nga cikli “Epopeja e të harruarve” (1881-1884), tregimi “Jo të mirë e jo të dashur”(1884) dhe krijime të tjera zënë vend kyç  në arsimin në gjuhën dhe letërsinë bullgare edhe sot e kësaj dite. Teatri Popullor në Sofje, një numër i madh vatra kulture, qendra kulturore dhe arsimore dhe institute në Bullgari dhe nëpër botë mbajnë emrin e Vazovit. Si një njeri i dashur, i cili gëzonte besimin e njerëzve si në rrethet e elitës kulturore, kështu dhe mes bullgarëve të zakonshëm, Ivan Vazovi është i nderuar me titullin akademik nga Akademia Bullgare e Shkencave, kurse gjatë vitit 1897 është i zgjedhur ministër i arsimit publik.

Gjatë viteve 30 të shekullit të 20 të gjitha pronat si dhe trashëgimia materiale, të cilat i le patriarku janë të mbrojtura me ligj të posaçëm, ku shtëpia, të drejtat prej autori dhe të gjitha pasuritë e luajtshme të shkrimtarit janë nacionalizuar. Madje sende të tij, të cilat gjatë asaj kohe janë gjendur në persona të tretë, është dashur të dorëzohen menjëherë. Prandaj dhe pothuajse çdo gjë, e lidhur me veprimtarinë e shkrimtarit të madh bullgar, ka arritur e paprekur deri tek ne dhe vazhdon të jetë objekt i studimeve të ndryshme shkencore.

Me libra dhe dokumente më të shumta në numër në pronësi, të cilat zbulojnë personalitetin e Vazovit, sot krenohet Biblioteka Kombëtare “Shenjtor Kirill dhe Metodij” dhe Muzeu Letrar në Sofje.

 Të dyja institucionet i zgjatën dorë njëra-tjetrës në festimin e “Vitit kushtuar Vazovit” dhe organizuan “nën një çati të përbashkët” dy ekspozita marramendëse. Ekspozita e parë “Këngëtari i dy epokave” është me origjinale nga fondet e bibliotekës, ndërsa e dyta “Moj, Bullgari - unë ty të dhashë çdo gjë...”, motoja e së cilës është një fragment i vjershës së Vazovit, është me dokumente  nga biografia e tij jetike dhe krijuese.

Në Bibliotekën Kombëtare, ngjarjet kushtuar jubileut filluan akoma në fillim të vitit, tregon drejtoresha docentja Krasimira Aleksandrova:

“Sfida “Covid” u mundua të na krijojë problem, por ne e evituam duke kaluar në një regjim pune përmes internetit  dhe kështu i përkushtuam tre ekspozita virtuale me qëllim nderimi i këtij jubileu të madh. Në fakt fillimin e festimeve e vumë në sajtin tonë me rubrikën “Strofat e Vazovit”. Në të çdo javë Biblioteka Kombëtare botonte nga një vjershë të Vazovit, të shoqëruar me fotografi të poetit. Përpara ca kohe dikush më pyeti se cila është prania e Vazovit sot mes nesh, kurse unë do të thosha se, ajo është e tillë siç ka qenë në vitet  në të cilat ai ka qenë gjallë dhe ka qenë i pranishëm realisht në hapësirën shoqërore”.

Nderimin e vet ndaj Ivan Vazovit e bëjnë dhe e tregojnë dhe të gjitha institucionet shtetërore dhe bashkiake. Kështu për shembull, gjatë inaugurimit të ekspozitës nënpresidentja Iljana Jotova theksoi faktin se, Vazovi asoston në çdo një shtëpi bullgare pavarësisht nëse ai është në atdhe, ose larg kufijve të atdheut.

“Krijimtaria e Ivan Vazovit nuk  do të ishte aq e paharrueshme, në qoftë se përmes saj nuk kalonte dashuria e madhe ndaj fisit dhe atdheut. Me të ne lindim, portretet e tij qëndrojnë si ikona në klasat e shkollës. “Në qoftë se drejtojmë pyetjen se kush është gjeniu i parë në Bullgari, i gjithë populli, pa luhatje do të thotë dhe do të bërtasë “Ivan Vazov” -t ha Jotova dhe sqaroi , se këto janë fjalë të një shkrimtari tjetër të madh dhe bashkëkohës i Vazovit - Aleko Konstantinov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD